I nderuar zoti zv.kryeminstër,
I nderuar ministri i Brendshëm,
Të nderuar zotërinj Ambasadorë,
Zonja dhe Zotërinj,
Të nderuar pjesëmarrës
Është kënaqësi për mua që në këtë ditë të vizitorëve të shquar të përshëndes pjesëmarrësit në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, si mikpritësja e kësaj stërvitjeje që zhvillohet në kuadër të iniciativës së SHBA dhe Kartës së Adriatikut “US-Adriatic Charter".
Stërvitja shumëkombëshe ndërinstitucionale “Joint Reaction-15”, po vijon të realizohet me sukses dhe profesionalizëm në qendrën e simulimit të FARSH dhe në qendrat e simulimit dhe stërvitjes së vendeve partnere rajonale pjesëmarrëse. Kjo është një shenjë e progresit të arritur në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis gjithë vendeve pjesëmarrëse. Hapësira në të cilën shtrihet është realisht një vlerë e shtuar e kësaj stërvitjeje. Këto lloj stërvitjesh, tashmë reflektojnë qasjen e përbashkët për të angazhuar kapacitetet tona ushtarake dhe rritur ndërveprueshmërinë e tyre, për të adresuar së bashku rreziqet dhe kërcënimet me të cilat mund të përballemi.
Unë ndihem e kënaqur me përmbushjen e synimit të stërvitjes për rritjen e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe ndërveprimit midis institucioneve, organizatave dhe vendeve partnere, në përballimin e Emergjencave Civile të përmasave të mëdha.
Sikurse e gjithë bota edhe rajoni ynë nuk është i çliruar nga rreziku i fatkeqësive natyrore, industriale apo atyre dhe të shkaktuara nga dora e njeriut. Reagimi gjithëpërfshirës rajonal ndaj tërmetit të simuluar kërkonte vendimmarrje efikase dhe ekzekutimin e masave në kohë pothuajse reale, në përgjigje të situatës, sipas fazave të menaxhimit të emergjencës civile. Të gjitha procedurat janë përmbushur me cilësi duke rritur bashkëpunimin civilo-ushtarak, ndërveprueshmërinë midis agjencive të ndryshme ndërqeveritare, partnerëve joqeveritarë si dhe forcave e kapaciteteve ushtarake.
Me pjesëmarrës nga 10 vende (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe Qendra Koordinuese e NATOs për Përgjigjen ndaj Katastrofave (EADRCC), kjo stërvitje konfirmon aftësitë tashmë të krijuara për të ndërvepruar, marrë vendime dhe ekzekutuar me profesionalizëm vendimet e marra.
Stërvitja Joint Reaction 2015, mundëson integrimin e simuluar në nivel kombëtar dhe rajonal të procesit të vendimmarrjes dhe të principeve e standardeve të bashkëpunimit civilo-ushtarak. Forcimi i mekanizmave të bashkëpunimit dhe kooordinimit do të sjellë një qasje të re në mekanizmat dhe procedurat e angazhimit në përgjigje të emergjencave civile. Ajo që spikat në këtë stërvitje është kuptimi i qartë dhe aplikimi i rolit drejtues të autoriteteve të ndryshme kombëtare në gatishmërinë dhe reagimin në përgjigje të emergjencës. Ndoshta hapi i ardhshëm do të jetë institucionalizimi i procedurave standarde të veprimit se si institucionet qeveritare dhe kapacitetet tona ushtarake mund të shërbejnë së bashku në raste emergjencash.
Përqasja gjithëpërfshirëse rajonale, e aplikuar në këtë stërvitje, do të vlejë si mjet për forcimin e marrëdhënieve dhe rritjen e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, përfaqësuesve të qeverisjes qendrore dhe lokale si dhe midis OQ dhe OJQ të ndryshme. Deri tani ka funksionuar dukshëm vendimmarrja, komunikimi dhe bashkëpunimi, si edhe janë vlerësuar dhe testuar procedurat duke evidentuar anët pozitive dhe mangësitë të cilat nevojiten të adresohen.
Për në të ardhmen ngelet vlerësimi dhe përmirësimi i kapaciteteve ekzistuese në rajon, për reagimin në situata të emergjencave civile si dhe vlerësimi i marrëveshjeve ekzistuese midis vendeve partnere me qëllim identifikimin dhe kapërcimin e pengesave dhe plotësimin e boshllëqeve që pengojnë dislokimin e shpejte të kapaciteteve kolektive në përballim të kërcënimeve dhe rreziqeve të përbashkëta. Po ashtu sfidë ngelet edhe rritja e gatishmërisë për reagim në rastet e emergjencave dhe shkëmbimi i informacionit midis vendeve rajonale partnere dhe organizatave të ndryshme gjatë të gjitha fazave të ciklit të menaxhimit të tyre.
Me gjithë suksesin e dukshëm të kësaj stërvitjeje nuk mungojnë as indikatorët e boshllëqeve dhe mangësive që duhen korrigjuar. Të tilla janë burimet e kufizuara në nivelin lokal e qendror, pasi FA nuk e kanë këtë angazhim detyrën apo rolin e tyre parësor. Rritja e efektivitetit të operacioneve ngelet një sfidë e cila do të përballohet me angazhimin e kapaciteteve sipas intensitetit të emergjencës, me më tepër stërvitje dhe angazhim si dhe me përdorimin e duhur të kapaciteteve ushtarake duke mos i shpërdoruar ato.
Joint Reaction 15 dëshmon rolin politik dhe ushtarak të SHBA në shërbim të sigurisë tonë dhe sigurisë e paqes në rajon. Me këtë rast përshëndes Komandën e FA në Europë (US EUCOM) dhe Ambasadën Amerikane për rolin dhe mbështetjen e tyre për suksesin edhe të këtij eventi.
Në përfundim dua të theksoj se këto ngjarje janë të rëndësishme së pari për ushtrimin dhe aplikimin e procedurave, evidentimin e mangësive dhe rritjen e ndërveprueshmërisë duke bashkëpunuar në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë si edhe për te kuptuar ne nivel kombëtar drejtimin e duhur për reformat ne vazhdim.
Ju faleminderit.
/Shqiptarja.com