Fjala e Ministres Ekonomi ne Forumin Ekonomik te Vlores‏

I nderuar Kryeminister,

Të nderuar Ambasador,

Të nderuar Miq,

Të dashur banorë të Vlorës,

Pa dyshim që rajonet dhe qytetet janë vendi ku politikat dhe qytetarët takohem me njëri tjetrin. Ata janë në rrjeshtin e parë të betejës për të sigurar rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse. Në qoftëse qytetet ja dalin të hartojnë  poltika të mira padyshim, që ato do të kenë përmirsim në gjendjen e ekonomike, sociale dhe mjedisore të banoreve të tyre. Aksesi në punësim i personaveve resident në rajone do varet shumë nga vendi ku jetojnë në rajon, sepse pjesa urbane dhe ajo rurale kanë mundësi relativisht të ndryshme të influencojne në rritjen ekonomike.

Eksperiencat botërore kanë njohur në  vite, qasje të ndryshme për të nxitur zhvillimin rajonal. Fillimisht ato patën një fokus subvencionet dhe rishpërndarjen e fondeve dhe gradualisht lëvizen drejt përpjekjeve për të tërhequr kompanitë përmes stimulimeve financiare. Sot në shumicën e vendeve  mbështetja po fokusohet në nxitesit që sigurojnë; rritjen e kapaciteteve njerzore, përmirsimin e edukimit,  zhvillimin e biznesit dhe të inovacionit.

Shumë vende ia kanë besuar portofolin e zhvillimit ekonomik të rajoneve ministrive që merren me nxitjen e sipërmarjes, lehtësimin e tregtisë dhe konkurueshmërisëe. Aresyeja e ndryshimit të kësaj qasjeje qëndron në faktin se ndërsa qytetet e mëdha tentojnë të kenë një nivel produktiviteti më të lartë, të ofrojnë më shumë punë të cilat kërkojnë nivel mesatar ose të lartë të aftësive për ta kryer atë dhe të kenë rritje produktiviteti rajonal, qeveria tenton të sigurojë mekanizma eficiente për të nxitur konkurueshmërinë., tenton të ftoj më shumë operatorë ekonomik të behën pjesë e rritjes ekonomike të vendit dhe rajonit. Por padyshim një kuadër i plotë i politikë bërjes si një ceshtje që i takon të gjitha ministrive e bën politiken e zhvillimit të rajoneve edhe më koherente.

Ekonomia jonë kombëtare, në fakt po rritet. Në vitin e parë të kësaj qeverisjeje u dyfishua rritja ekonomike. Në vitin që jemi po përpiqemi fort ta trefishojmë atë. Kjo dëshmon se po ecim të sigurtë në rrugën e konsolidimit ekonomik, i cili për t’u shumëfishuar ka nevojë për energjizim të të gjitha burimeve të mudshme dhe ulje të informalitetit.

Krahas rritjes ekonomike, është përmirësuar konsolidimin fiskal, duke reduktuar gradualisht defiçitin buxhetor dhe borxhin publik. Kemi arritje premtuese edhe në luftën ndaj ekonomisë informale.  

Burimet ekonomike tradicionale të rritjes, të cilat nuk gjenerojnë me zhvillim, gradualisht po i zëvendësojmë me burime të reja të qendrueshme dhe afatgjata. Po punohet për stimulimin e sektorëve prioritarë si turizmi, bujqësia, manifaktura, energjia etj. Eshte hartuar një legjislacion favorizues për investime në këta sektorë dhe në mënyrë sistematike po punohet për ta lehtësuar atë.  

Shqipëria ofron një mjedis të favorshme dhe kosto të pershatshme për të berë biznes, skema stimuluese tërheqese për investitorët,  sistem online për regjisrimin dhe pagesat e taksave si dhe një proces one stop shop për regjistrimin dhe licensimin e bizneseve.

Qeveria ka lançuar reforma thelbësore drejt një qasjeje të re me biznesin. Legjislacioni është përmirësur në një sërë sektorësh si:

✓ Legjislacioni mbi PPP orientohet nga parimet bazë të transparencës dhe mos-diskriminimit;

✓ Legjislacioni mbi TEDA është një nga ndryshimet më pozitive të kuadrit ligjor ekonomik; synon veniën në dispozicion të zonave teknologjike dhe ekonomike bizneseve që kërkojne të investojnë

✓ Legjislacioni mbi Investimet Strategjike jep garancinë maksimale ligjore për investitorët vendas dhe të huaj;

✓ Ligji i ri mbi Turizmin  përmirëson në mënyrë thelbësore kushtet për investime serioze në turizëm dhe zhvillim të garantuar të sektorit;

✓ Qeveria ka jetësuar komunikimin me biznesin nëpërmjet Këshillit Ekonomik Kombëtar dhe Këshillit të Investimeve,

✓ Qeveria ka jetësuar njëkohësisht konsultimin e vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë (FMN, Banka Botërore, BERZH etj

Referuar Raportit “Doing Business Report 2016”,  Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë disa reforma strukturore në:

✓ Mbrojtjen e interesave të  investitorëve duke u renditur në vendin e 8-të. Qeveria ka forcuar mbrojtjen e investitorëve duke implementuar  detyrimin ligjor për deklarimin  e transaksioneve;

✓ Tregtinë përtej kufijve, duke u renditur në vendin e 37-të.Qeveria ka lehtësuar procedurat e eksportit duke implementuar një sistem elektronik inspektimi, orientuar në vlerësimin  e riskut, i cili ka  reduktuar kohën për procedurat kufitare.

Shqipëria ofron mundësi të mëdha investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme  ekonomike si: Energjia & Industria Minerare; Transport & Logjistikë; Turizëm; Bujqësi; Manifakturë.

Procedura të thjeshta administrative për realizimin e projekteve të investimit:

✓ Shërbimi i regjistrimit dhe licencimit/lejimit të aktiviteteve realizohet në të gjithë RSH, sipas modelit të qendrës me një ndalesë, në kohë shumë të shkurtër dhe  me kosto minimale.  

✓ Aplikimi për përfitim të statusit “Investitor/Investim Strategjik Procedurë e Asistuar/e Veçantë” realizohet sërish sipas modelit të qendrës me një ndalesë 

Sot aktualisht në Shqipëri pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar në zonën urbane 57, 2 % dhe nga kjo tendence nuk bën përjashtim as rajoni i Vlorës ku popullsia urbane zë 69%. Një qytet i populluar nxit edhe zhvillimin e zonave rurale përreth tij.

Potencialet e qytetit të Vlores lidhen padyshim me pozicioni gjeografik, portin, burimet natyrore si naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë dhe forcën punetorë të kualifikuar. Burimet natyrore krijojne mundësi për te zhvilluar degë të tilla si Industri nxjerrëse dhe përpunuese;  Peshkim; Bujqësi; Blegtori; Manifakturë;  Tekstile;  Ndërtim; Turizëm; si dhe potencial të lartë për zhvillim të energjisë së rinovueshme.

Aktualisht sot mund të tregojmë me krenari se ka filluar ndërtimi i By Pass-it të Vlorës, financuar nga BEI, BERZH dhe BE në vlerën 53 Mln Euro. Parashikohet të përfundojë brenda vitit 2017, dhe pritet t’i japë frymëmarrje të gjithë zonës së Vlorës;

Ndërtimi dhe rikonstruksioni i rrugës së lumit të Vlorës, financuar nga Fondi Kuvajtian me 41 Mln USD. Përfundimi i projektit  parashikohet të shkojë në vlerën 78 Mln USD;

Plani i investimeve për bregdetin e jugut, i përgatitur nga FSHZH, parashikon 123 projekte në infrastrukturë që arrijnë në vlerën  30 Mln USD;

Ndërtimi i Fazës së I dhe II dhe pjeserisht të III të Portit të Vlorës. Financohet nga Qeveria Italiane në vlerën 14,3 Mln Euro.

Furnizimi me ujë dhe saniteti në Orikum. Vlera e projektit është 16,4 Mln USD, nga të cilat IDB financon 13,3 Mln USD dhe Q.Shqiptare 3,1 Mln USD;

Projekt që do të financohet nga Banka Botërore, me një vlerë prej rreth 60 Milion USD. Projekti do të mbulojë një gamë të gjerë aktivitetesh në sektorin e infrastrukturës;

MZHETTS për Vitin 2016 ka  planifikuar një fond prej 163,7 Milion Lekësh, me të cilat do të mbështeten një numër projektesh mbi krijimin e infrastrukturave turistike ;

Eshtë disenjuar dhe plotësuar Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik TEDA Vlorë.

TEDA Vlora ka një vend strategjik - 151 km larg nga kryeqyteti Tirana, është pjesë Korridorit 8 dhe ngjitur me autostradën Adriatiko-Joniane. Ajo ka shkëmbim të drejtpërdrejtë me SH8 Highway për 4.6 km larg. Tirana International Airport "Nënë Tereza" është vetëm 147 km larg nga TEDA Vlorë dhe është i përshtatshëm për transportin e mallrave dhe udhëtarëve. Ekziston një infrastrukturë hekurudhore që kalon përmes zonës TEDA Vlora ka qasje në Portin e Durrësit (120 km larg) dhe Portin e Vlorës (5.7 km), dy portet më të mëdha në Shqipëri.

 Projekti Eco-Destination ka marrë jetë si një project rajonal në Vlorë dhe Gjirokastër. Turizmi në sinergji me eficencën në energji; krijimi i destinacioneve eko të turizmit ne rang rajonal.

Projekt i mbështetur nga GIZ – Zhvillimi i integruar,  i qëndrueshëm i rajonit bregdetar jugor, me synim rivitalizimin e fshatrave në brendësi të territorit dhe forcimin bashkëveprimit të tyre me pjesën bregdetare;

Gjatë periudhës 2012-2015, AIDA ka mbështetur financiarisht rreth 130 kompani shqiptare. Në Qarkun e Vlorës, janë përfituese nga Skemat Financiare disa kompani, të cilat kanë: çertifikuar produktet e tyre,marrë pjesë në panaire ndërkombëtare, zhvilluar marketingun e produkteve, identifikuar tregje të reja për eksport

Në portofolin e AIDA, synohen të zhvillohen për periudhën 2016-2018 edhe dy projekte të tjera për sektorët

[Small black square]  Turizëm dhe Jaht Marina

[Small black square]  Energji e rinovueshme

Me gjithë entuziazmin që shoqëron vlonjatët dhe menyrën ë tyre shumë individuale të sipermarrjes, lehtësirat e të të bërit biznes që po promovon Qeveria, padyshim që do t'i japin rajonit një shans për t'u zhvilluar.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi