Të nderuar të pranishëm,

Nëntë muaj më parë ishim në Pogradec ku u konsultuam me ju dhe diskutuam rreth reformës territorial dhe kritereve për ndarjen e re.

Sot jemi sërish këtu, jo vetëm me një ligj të ri për “Ndarjen Administrativo-Territoriale”, jo vetëm me një vendim qartë të Gjykatës Kushtetuese pro vizionit tonë për Reformën, por edhe me bashkine tuaj tashmë direkt të përfshirë në programin e pilotimt të modelit të ri.

Eksperienca dhe modeli i shkrirjes së komunave tuaja me bashkinë e Pogracedit do t’u ofrohet si model pët tu ndjekur bashkive të tjera të ngjashme që do të formësohen pas zgjedhjeve vendore të 2015-ës.

Është fakt se shumica e banorëve të Pogradecit kanë përkrahur hartën e re territoriale me 61 bashki–(sipas sondazhit më të madh të realizuar ndonjëherë në Shqipëri). Me plot të drejtë, Pogradeci meritonte ta udhehiqte procesin për krijimin e modelit të bashkimit.

Unë kam shume besim që përvoja, qytetaria dhe gadishmëria që kemi gjetur këtu në Pogradec janë një premisë e shkelqyer për ralizimin e një modeli amalgamimi (bashkimi), që do ta ndjeke më pas shumica dërmuese e bashkive të reja.

Për bashkitë më të vogla se e juaja, Ura Vajgurore është përzgjedhur gjithashtu për të testuar dhe gjeneruar një model bashkimi. Sikurse këtu në Pogradec, edhe atje është duke u punuar intensivisht prej një muaji nga STAR dhe KPMG. Kjo e fundit është një ndër kompanitë më të mëdha të botës në fushën e vlerësimit të financave dhe aseteve fikse, dhe Qeveria Shqiptare ka besim se do ta performoje me sukses detyrën e rëndësishme që i është besuar.

Pjesë e këtij procësi ambicioz është bërë tashme edhe Këshilli i Europës, një tjetrë partner shumë I rëndëisishëm I qevrisë dhe me kontribute thelbësorë në fushën e qeverisjes vendore jo vetëm në Shqipëri, po në të gjithë Europën e më gjerë. Fokus I posacëm në këtë process për KiE janë burimet njërëzore dhe ngritjen e kapaciteve të personelit në bashkitë e reja. Në këtë rrugë të re, Pogradeci ecën sërish I pari dhe bashkite e tjera do të ecin në gjurmët e tij.

Në përfundim të fazës pilote, do të kemi gati metodologjinë e hartuar nga KPMG, cila do të përbëjë bazën për shkrirjen e ish komunave në bashkitë e reja (të ngjashme) që krijohen pas zgjedhjeve vendore, që janë dekretuar tashme të mbahen në 21 Qershor, 2015.

Me zgjedhjen në krye të 61 bashkive, kryetarët e rinj do të kenë në duar manualin e detajuar që do t’i udhëzojë përgjatë procesit të bashkimit administrativ dhe financiar, por

jo vetëm. Manuali do të përmbajë edhe sygjerime mbi rishikimin e funksioneve administrative, për të eleminuar mbivendosjen e pozicioneve dhe për të fuqizuar departamentet e nevojshme per mir-menaxhimin e bashkive dhe clirimin e fondeve per te lejuar investime dhe per te permiresuar sherbimet per qytetaret. Nëpërmjet investimeve të reja, natyrshëm do të vijë dhe zhvillimi social-ekonomik i shoqëruar me vënde të qëndrueshme pune të cilat do të sjellin vlerë të shtuar në rritjen e mirqënjes mbarë-kombëtare. Si rezultat i këtyre ndërhyrjeve, parashikohet që, për bashkinë e re të Pogradecit, investimet të rriten dy fish (nga 71 milion në rreth 140 milion lekë). Dhe kur themi Pogradeci, tashmë kemi në vëmendje edhe territoret që sot administrohen nga komunat Udenisht, Bucimas, Cerrave, Dardhas, Trebinje, Proptisht dhe Velçan. Vërtet një zonë e re funksione, me potencial të shumëfishuar ekonomik dhe njërëzor është duke u krijuar këtu në Pogradec.

Tashmë Bashkia e re me kapacitete të përmirësuara duhet të mbledhë më shumë te ardhura nga taksat e tarifat vendore dhe do të ketë më shumë mundësi të përfitojë nga programet zhvillimore të financuar nga BE-ja, donator apo investitorët vendas dhe të huaj.

Por ajo që është më e rëndësishme dhe vlen për t’u theksuar është fakti që banorët e bashkisë së re do të kenë shërbime më cilësore, më modern dhe efikase. Këtu dua të ripërsëris faktin që zyrat e komunave do të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet bazë për banorët e tyre, dhe do të udhëhiqen nga një administrator i cili do të emërohet nga kryetari i ri i bashkisë.

Falë reformës administrative-territoriale tashmë si qyteti edhe fshati do të kenë mundësi të realizojnë së bashku vendimarrjen mbi buxhetin e bashkisë. Kjo do t’I mundësojë për herë të parë zonave rurale akses cilësor në procese shumë të rëndësishme, sikurse është buxhetimi, që bëhet automatiksht në interes të barabartë të gjithë banorëve që kalojnë në adminitsrim të bashkive të reja, përfshirë këtu edhe fshatrat.

Nëntë muaj më pare ju mund të ishit skeptik për reformën territoriale, por sot jemi bashkëudhëtarë në këtë proces historik,që i hapë rrugë zhvillimit të qendrueshëm dhe real, duke përmirësuar mirëqenien e të gjithëve, si në qytet ashtu dhe ne fshat.

Ju falenderoj për përkrahjen e vazhdueshme, kontributin tuaj të pakursyer dhe kam besimin se Pogradeci do të bëhet një shembull suksesi për t’u ndjekur nga të gjtha bashkitë e tjera

Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e ri 2015 !

Redaksia Online