Fjala e Ministrit  të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi

2 Prilli, është Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Kjo është dita  për t’i kushtuar vëmendjen tonë fëmijëve me aftësi ndryshe.
 
2 Prilli është një dita për të ndalur dhe reflektuar, për të kuptuar më mirë autizmin, nevojën për integrim dhe përkujdesje të këtyre fëmijëve.
 
Të gjithë fëmijët kanë nevojë të jenë të mbrojtur, në vecanti fëmijët në situata më të brishta, apo fëmijët që ndodhen në shtëpitë e fëmijëve e që nuk gëzojnë kujdes prindëror.
 
Dua të ndalem edhe njëherë këtu, për të dënuar edhe njëherë rastin e tmerrshëm të dhunës në Shtëpinë e Foshnjes në Durrës. Shpreh edhe njëherë vendosmërinë tonë për tolerancë zero ndaj dhunës, abuzimit, neglizhimit të fëmijëve.
 
Ne kemi nisur një Plan mobilizimi #une Mbroj Fëmijët, për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës, ndaj do tju kërkoja të gjithëve  të mos rrini në heshtje, të jemi një shoqëri  e angazhuar në mbrojtje të fëmijëve.
Vecanërisht ndihmën, mbështetjen, mbrojtjen, solidaritetin tonë duhet ta ndjejnë fëmijët me aftësi ndryshe. 
 
Familjet  e këtyre fëmijëve hasin shumë vështirësi për të siguruar një jetesë sa më normale për fëmijët e tyre.
Ndaj, të jemi të gjithë bashkë si shoqëri, më solidar, më të vemendshëm, më të ndjeshëm.
 
 Ne kemi gjithë vëmendjen ndaj tyre. Si kjo qëndër ne kemi të tilla në të gjithë vendin, janë ende të pamjaftueshme, por ne do të vijojmë tu vijmë në ndihmë fëmijëve dhe prindërve të tyre për gjithë përkujdesjen dhe asistencën e vecantë për integrimin e tyre në shoqëri.
 
Po ngrejmë një sistem të ri që ka për synim të arrijë një vlerësim sa më korrekt të aftësive, në përputhje me standartet bashkëkohore të këtyre fëmijëve.
 
Por përvec bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe institucioneve të tjera, kemi nevojën e gjithë komunitetit, gjithë shoqërisë  për tiu dhënë mundësinë këtyre fëmijëve të jenë pjesë aktive e shoqërisë sonë.
Qendra Horizont ku jemi sot, e cila ofron shërbime për fëmijët autikë, por edhe fëmijë dhe të rinj të tjerë me aftësi të kufizuara, eshte nje model i mire bashkepunimi.
 
Punimet e këtyre fëmijëve janë shembulli më i mirë se ata janë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari