Fjala e ministrit të Punëve
të Brendshme Saimir Tahiri
Unë besoj se e ekzagjeroj me konstatimin se ditën kur kjo qeveri mori detyrën Shqipëria ishte turpi i botës për shkak të drogës. Nga njëra anë heshtja dhe mbështetja e pushtetit, kriminalizimi i Policisë, korruptimi dhe heshtja e medias, e shoqërisë civile, indiferenca kolektive e diktuar nga të gjithë këta faktorë bashkë, kishte sjellë një paqe për trafikantët të cilët bënin të qetë biznesin e tyre kriminal.
Unë besoj se e ekzagjeroj me konstatimin se ditën kur kjo qeveri mori detyrën Shqipëria ishte turpi i botës për shkak të drogës. Nga njëra anë heshtja dhe mbështetja e pushtetit, kriminalizimi i Policisë, korruptimi dhe heshtja e medias, e shoqërisë civile, indiferenca kolektive e diktuar nga të gjithë këta faktorë bashkë, kishte sjellë një paqe për trafikantët të cilët bënin të qetë biznesin e tyre kriminal.
Përpara se kjo qeveri të merrte detyrën, zjarrfikëset e Shtetit, autobotet e Ujësjellësit ujisnin parcelat publikisht – por çuditërisht nuk kishte asnjë debat për Kanabisin. Askush nuk fliste. Askush nuk dukej i shqetësuar. As qeveria e atëhershme nuk shqetësohej. As analistët (që sot nuk lenë ekran, as gazetarët, as media, as shoqëria civile, askush nuk fliste. Heshtje.
Ndonëse jo vetëm Lazarati ishte mu në kokën tonë, por e gjithë Shqipëria ishte e mbytur në Kanabis, të gjithë të qetë. Të gjithë në paqe. E mbi të gjitha trafikantët, në qetësi e në paqe. E që tamam atë qetësi e paqe e kishin parajsë për biznesin e tyre të pashqetësuar.
Sot është e kundërta. Është krejtësisht e kundërta: të gjithë janë të shqetësuar! Dhe shumë mirë. Sepse kjo është arritja jonë më e madhe: shqetësimi i të gjithëve. Askush nuk është i qetë. Askush nuk fshihet. Askush nuk bën “sikur”. Dhe pikërisht kjo qeveri, ne, Policia e Shtetit, i vuri gishtin problemin dhe filluam ta zgjidhnim.
Dhe bashkë me ne, shumë mirë, u zgjuan të gjithë. Pavarësisht se sot bëjnë si të shqetësuar edhe ata që dje ishin në qeveri – dhe flinin. Edhe ata që ishin dhe janë në media e bëjnë analizë. E kushdo tjetër që, pikërisht lufta jonë kundër Kanabisit duke se u hapi sytë dhe panë se “e paska ky vend këtë problem”.
E rrallë është, por ndodh këtu që po të luftosh të akuzojnë se je pjesë e problemit. Të jesh në vendin tim (dhe e them pa ekzagjerim) duket gati-gati se është apo paska qenë më mirë të mos bëj asgjë, gjumë në zyrë, asnjë luftë e asnjë përpjekje – siç bënë të gjithë Ministrat e Brendshëm përpara meje – dhe të paktën do shpëtoje nga akuzat. Ndërkohë ne që po luftojmë nga dita e parë e detyrës, po mbajmë mbi kurriz akuzat e atyre që deri dje ishin në qeveri dhe nuk bënë jo një ditë, por asnjë orë luftë.
E rrallë është, por ndodh këtu, që rezultatet tona dhe të Guardia di Finanza për drogën janë ekzaktësisht akuza kundër nesh. Po na akuzojnë se të shkatërrosh shumë më shumë seç është bërë në të kaluarën qenka “problem”. Madje jo vetëm kaq por je “pjesë e problemit”. Pra të shkatërrosh fare pak je “më i mirë”. Të mos shkatërrosh fare siç bënte qeveria e kaluar je “akoma më i mirë”.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42