Fjala e ministrit Tahiri në takimin me policët

I nderuar Z. Kryeminsitër, Të Nderuar Ambasadorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Të nderuar punonjës të Policisë së Shtetit, ju që jeni këtu dhe të gjithë ata që na ndjekin nga Gjiroakstra, Lazarati dhe nga çdo cep i vendit

Sot një vit më parë, vullneti i qytetarëve që sapo kishin votuar, ishte bërë i qartë, duke i dhënë besim një maxhorance të re që do rilndtte Policinë e Shtetit për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe korrupsionin, duke i dhënë fund një herë e mirë kulturës së pandëshkueshmërisë, sundimit të ligjit sipas preferencës dhe pabarazisë së qytetarëve para ligjit. 

Pikërisht sot, ekzaktësisht një vit më pas, Bashkimi Evropian njeh zyrtarisht vullnetin, reformat dhe rezultatet e qevrisë duke dhënë statusin e vendit kandidat, e njëkohësisht, duke njohur përpjekjet dhe arritjet tona në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Këto janë ditë historike për vendin dhe qytetarët. Dhe po kaq historike për Policinë e Shtetit, që jo vetëm ka ndryshuar kurs, por ka rilindur me dinjitetin që i takon Policisë së Shtetit Shqiptar.

Jemi në fazën e fundit të një operacioni që po njëlloj, ka shënuar fort historinë por dhe ndërgjegjen kolektive të qytetarëve. Atë të shëmbjes së mureve të një bunkeri kriminal në Lazarat, që mbante peng një fshat të tërë dhe shqetësonte Shqipërinë dhe partnerët me lumin e drogës së mbjellë e trafikuar. 

Një operacion i jashtëzakonshëm. Sepse e jashtëzakonshme është ajo që ka ndodhur në 23 vjet, duke toleruar mu në hundën e shtetit, ngritjen e perandorisë së hashashit që sfidoi shtetin, ligjin dhe qytetarët.

Kush nuk e ka pyetur veten këto ditë, si ka mundësi rritej një kopsht droge mijra hektarë dhe askush nuk bëri gjë për 23 vjet? 

Lazarati aty ka qënë dhe aty ishte. Kriminelët aty kanë qënë dhe aty ishin. Policia e shtetit sigurisht. 

Por ka ndryshuar vetëm një gjë. Vullneti. 

Vullneti për të rilindur policinë e shtetit. Për të luftuar pa asnjë hezitim botën e krimit të rrugës dhe krimit të organizuar, korrupsionin elitar dhe kulturën e bakshishit. 

Vullneti vendosur sundimin e ligjit. Vullnetit për të bërë shtet. 

Ndaj faleminderit ju, djem dhe vazja të policisë së shtetit, që sakrifikuat ditë e natë, në kushte lufte, me plumba që fluturonin nga të katër anët, për ti treguar shqipërisë dhe botës se po, ne rilindëm e ngritëm në këmbë policinë e shtetit dhe po, ne kemi vullnet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, kemi vullnet për të bërë shtet. 

Takova njerëz të çliruar në Lazarat. Të çliruar nga burgu brenda rrethimit kriminal të atij fshati, ky ligjin e bënin baronët e drogës, deri dje të mbrojtur nga baronët e politikës dhe drejtësisë. 

Qytetarë që e kishin kuptuar se ora e Lazaratit kishte ardhur. Për ti dhënë fund viteve të gjata të bashkëjetesës më krimin sheshit dhe për të hapur një kapitull të ri zhvillimi për atë zonë dhe vendin në tërësi.

Qytetarë që ishin me shpresë se një botë e re është përpara, tashmë që shpëtuan nga fati i zi ku i kishin braktisur të gjithë,  nën thundrën e krimit.

Takova edhe djem e vajza, të repartit renea, të fnsh, të operacionales, të drejtorisë gjirokastër. Të gjthë më thanë të paktën një gjë të përbashkët. Faleminderit që na mbështetët dhe nuk na latë në baltë. 

Pikërisht ky falenderim, është pasqyra më e hidhur e asaj që ka qënë deri dje policia. Një trupë e trembur pas frikës së tradhëtisë nga shefat, që më shumë ishin ura lidhëse ndërmjet botës së krimit dhe botës së politikës, sesa barrrikada e pakapërcyeshme në luftën kundër krimit. 

Sot është e qartë si kristali se Policia e Shtetit nuk tradhëtohet më, nga askush. Por ka mbështetjen tonë te pakursyer  në luftën kundër kriminelëve të të gjitha rracave. 

Por mbi të gjitha, ka mbështetjen e qytetarëve, që unë nuk besoj në të gjithë historinë e shtetit shqiptar, ka qënë ndonjëherë më e madhe sesa mbështetja publike, aspak e heshtur, nga çdo qytetar brenda dhe jashtë vendit. 

Ndaj edhe një herë, faleminderit ju, djem dhe vajza të policisë së shtetit. 

Sfida edhe më të mëdha kemi përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Që janë rritur me paprekshmëri nën hundën e shtetit dhe kapjes së drejtësisë, me përkëdheljet e politikës që shfrytëzon krimin për ti marrë votën qytetarëve, për tu pasuruar vetë e pastaj për ti lënë qytetarët të vetëm nën kërcënimin e krimit. 

Ne kemi sfidën e madhe të cojmë përpara luftën e shpallur kundër krimnalitetit, krimit të organizuar, korrupsioinit elitar që kërcet gjithmonë lart dhe trafiqeve të paligjshme. 

E në këtë luftë, do na duhet të përballemi dhe me ata që duhet të bëjnë drejtësi, por që deri më sot janë majmur nga lluksi i padrejtësisë dhe krimit. 

Dhe ne këtë luftë do e fitojmë. Me djem dhe vajza si ju në Policinë e Shtetit. Për të shembur murin e pandëshkueshmërisë dhe për të vendosur sundimin dhe barazinë para ligjit për të gjithë qytetarët.

Unë jam krenar për Policinë e Shtetit, dhe si unë shumica dërrmuese e qytetarëve. 

Jam krenar për sakrificën tuaj gjatë gjithë kësaj kohe, dhe akoma më shumë, ditët e operacionit në lazarat. Jam krenar që i kemi dhënë shqitparëve Policinë që prisnin, të rilindur dhe në krye të detyrës. 

Keni shkruar me krenari një faqe të historisë së këtij vendi, ndaj po e mbyll siç i takon skuadrës së policisë së shtetit, bravo të gjithëve.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike