z.Ministër i Brendshëm,
zonja dhe zotërinj,
Jam shumë i kënaqur të jem sot këtu së bashku me Ministrin z.Maziere, në këtë konferencë shtypi.
Së bashku me kolegun tim gjerman iu përgjigjëm pozitivisht ftesës që na bëri ministri shqiptar për të bërë një vizitë në Shqipëri më qëllim që të konsolidojmë marrëdhëniet mes 3 vendeve tona në fushat tona respektive.
Gjithashtu dua të nënvizoj se kjo vizitë po zhvillohet në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, atë të marrrjes së statusit të vendit kandidat gjë për të cilën unë ju bëj përgëzimet e mia më të ngrohta.
Së bashku me 2 ministrat kemi folur për çështjet që kanë të bëjnë me kapitujt 23 e 24, pra pikërisht me drejtësinë dhe luftën kundër kriminalitetit, korrupsionit, migrimit të paligjshëm, gjë të cilat edhe ministri i vuri theksin. Siç e dini kriminaliteti është një fenomen, i cili nuk njeh kufij dhe për t’i bërë ballë këtij fenomeni duhet që të gjtihë së bashku të bashkëpunojmë dhe të plotësojmë 2 kushtet e domosdoshme dhe komplementare njëri me tjetrin.
E para është një aksion në planin e brendshëm në luftën kundër kriminalitetit dhe krimit të organizuar, por dhe një bashkëpunim i ngushtë mes partnerëve ndërkombëtarë gjë e domosdoshme për të fituar këtë luftë.
Përsa i përket bashkëpunimit europian dhe ndërkombëtar ne kemi vendosur të bashkëpunojmë pikërisht në luftën kundër trafikut të drogës, i cili është një fenomen shumë i rrezikshëm dhe shumë shqetësues për vendet e Europës, i cili fillon në gjirin e vendeve europiane e përhapet më pas në gjithë hapësirën e BE-së. Ne i dimë shumë mirë përpjekjet që ka bërë qeveria shqiptare në luftën kundër trafikut të drogës dhe shembulli i fundit është operacioni i bërë në Lazarat, pra e njohim mirë vendosmërinë e qeverisë shqiptare, për të luftuar këtë fenomen.
Dhe kemi vendosur të bashkëpunojmë dhe të mbledhim të gjitha forcat tona në luftë kundër këtij fenomeni.
Siç e tha edhe z.Ministër, ne kemi rënë dakord që të bashkojmë ekspertizat tona reciproke të Francës, Gjermanisë dhe Shqipërisë në mënyrë që të bashkojmë mundësitë dhe mjetet tona në luftë kundër këtij fenomeni.
Pastaj është fenomeni i emigracionit dhe i trafikimit të qenieve njerëzore, kemi të bëjmë me rrjetë të organizuara të trafikut, të cilët dërgojnë drejt vendeve tona respektive, të mitur, familje, gra duke u premtuar gjëra të cilat vendet tona nuk kanë mundësinë dhe nuk duan t’i sigurojnë qytetarët që vijnë nga vende me një demokraci të konsoliduar siç është Shqipëria.
Ne jemi të vendosur të luftojmë së bashku kundër këtij fenomeni, kundër rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore. Jo më kot Shqipëria është vendosur në listën e vendeve me origjinë të sigurt, pra të gjithë shqiptarët duhet të dinë që nuk ëhstë e mundur të emigrohet në Francë dhe përgjigjja jonë do të jetë e fortë ndaj të gjitha këtyre rrjeteve, që i bëjnë njerëzit të shpresojmë më kot në një emigrim të paligjshëm.
Mbi këto tema ne do jemi afër qeverisë shqiptare, kolegut tonë Ministër i Brendshëm, në mënyrë që të japim ndihmën tonë që Shqipëria të vazhdojë procesin e saj të integrimit europian dhe të njohjes së vlerave në të cilat bazohet BE-ja.
Gjithashtu dua të falënderoj kolegun tonë për mikpritjen e tij shumë të përzemërt dhe t’i uroj suksese në punën e tij, në sfidat e tij, të cilat po i përballon me kurajo, guxim e shumë vendosmëri