I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,
E gjej me vend që në parantezë të fjalës që lidhet me ligjin për dekoratat në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, t’i kthej një përgjigje zotërisë parafolës, lidhur me një vit të mbrapshtë, që zotëria duhet domosdoshmërisht të heq dorë nga çdo përmendje e atij vitit, si shkaktari kryesor i padënuar në fakt për mijëra jetë të humbura për shkak dhe fajësisë së tij të plotë që e çoi Shqipërinë tonë në ’97 drejt një përplasje civile. Përplasje civile e qytetarëve të lirë të Shqipërisë me SHIK-asit dhe me ato pak forca të ushtrisë që pranuan ti binden, këtu është edhe mëse e qartë edhe kujtimet e vjehrrit të një prej deputetëve të PD asokohe Ministër i Mbrojtjes, urdhrave të Sali Berishës për të bombarduar jugun.
Sa i përket krimit të pasionit që përmendi zotëria dhe meqë këtu kërkoi dëshmitarë, i nderuar zotëri, ish badigardi yt, Izet Haxhia, është dëshmia më e qartë e përfshirjes tënde edhe në atë dhunim të intelektualit të pavarur asokohe, Edi Ramës. Po, po, ka qenë urdhri jot personal. Nuk ta mban të shohësh në sy!
Tani ka ardhur koha që të përgjigjesh për çfarë të ka akuzuar Izet Haxhia. Qoftë për brigadat e tritolit që komandoheshin nga ti Sali, qoftë për lidhjet e tua edhe me vrasjen e Azem Hajdarit, qoftë edhe me urdhrat e tua dhënë SHIK-ut për dhunimin e intelektualëve dhe opozitarëve të asaj kohe. E kujtoj për të gjithë ata qytetarë shqiptarë intelektuali në atë kohë, Edi Rama, është dhunuar një ditë përpara fillimit të firmosjes së peticionit për largimin e presidentit të askokohe, njeriu i mbrapshtë, Sali Berisha. Kjo ishte intervista në La 7 e Kryeministrit Edi Rama. Sigurisht ti more pjesën ku vet ndjen dhimbje për çfarë ke bërë në atë kohë. Ndërkohë që besoj që të gjithë ata që e ndoqën, më së shumti qytetarët Italian, mjafton të shikoje feedbackun e asaj interviste në rrjetet sociale dhe e kuptoje se çfarë diference ka kryeministri aktual me atë që u largua me 1 milion shuplaka në 23 qershor.
Sa për korrupsion në Forcat e Armatosura, që lidhet me projektligjin në fjalë, i vetmi njeri përsëri që nuk duhet të flas fare kur bie fjala për Forcat e Armatosura, është personi parafolës. I cili vetëm pak javë para shpërthimit në Gërdec dekoronte oficerët të cilët më pas shërbyen si fasadë e fajësisë në atë krim shtetëror. Në 28 nëntor të vitit 2007, vetëm pak muaj përpara tragjedisë së Gërdecit, ai personi aty i dekoronte të gjithë ata që bashkë me të birin e vet i kishte vënë si punëtor për biznesin familjar. Ai personi aty që kur shpërtheu Gërdeci i vetmi njeri që nuk kishte takuar ndonjëherë në jetë ishte baxhanaku i vet. Nuk ka shqiptarë të besoj që të kesh baxhanak, 40 vjet të mos ketë ardhur radha ta takosh njëherë. Mos qesh, se është e dhimbshme se ky burri që po them, shpirti ju prehtë në paqe pavarësisht se ka qenë baxhanaku yt, nuk jeton më dhe të vij turp që qesh për një baxhanak të humbur. Sa për dinjitet, për të pasur gojë për të folur për Forcat e Armatosura, po mirë si harruat u që i merrnit para ushtarakëve për ti çuar në Irak dhe në Afganistan.
Besoj se të gjithë qytetarët dhe deputetët e dëgjuan sulmin e pa principë të zotërisë parafolës kundër Ministres së Mbrojtjes. Unë kam këtu një procesverbal të Forcave të Armatosura, datë 24 ora 09.07 minuta, Baza e Gjirokastrës, fluturim Tiranë – Gjirokastër, pilot Sokol Feka, në bordin e helikopterit kryeministri Berisha plus një oficer shoqërimi i kryeministrit. Ti që akuzon Ministren e Mbrojtjes, ç’punë ke pasur të fluturosh me zotin Feka në 24 mars 2012! Sa të bukur e paske pasur edhe fluturimin, nga Tiranë në Gjirokastër, afër Lazaratit. Mos je ulur në Lazarat? Përpara se të akuzosh Ministren e Mbrojtjes për gjëra të paqena, pse nuk jep përgjigje nga 2005 deri në 2013 ky majori ka qenë 5 herë i dekoruar, meqë flasim për dekoratat, dhe 5 herë i dënuar nga gjykatat e këtij vendi për shkelje në Forcat e Armatosura. Pse nuk thirre ministrat e tut ë mbrojtjes, pse nuk e larguat zotërinë? Por sot çohesh dhe hedh bomba, se je marrë dorën bombave, kundra Ministres së Mbrojtjes, kundra Qeverisë me akuza të paqena. I vetmi njeri që nuk duhet të akuzojë fare Forcat e Armatosura je ti. Forcat e Armatosura janë dinjiteti i një kombi. Po qe se nuk e kuptuar për kaq vite, 8 vjet kryeministër, 5 vjet President Republike dhe pjesën tjetër kryetar i opozitës, mësoje sot. Nuk kemi asnjëri nga ne të drejtë, qoftë edhe një minutë të vetme të hedhim akuza shpifëse kundra Forcave të Armatosura.
Një element tjetër shumë i rëndësishëm. Maj 2013, prag fushate, 450 aplikantë për rekrutim në Forcat e Armatosura nga 500 gjithsej, të shpallur fitues nga këta. Por gënjyer ama, premtuar vend pune në ushtri në prag të fushatës elektorale vetëm e vetëm që këta 450 t’u jepnin votën. Dëmi, me urdhër të këtij, 103 mln lekë. Jepini fjalën që do i fusim në ushtri, po humbëm punë e madhe se s’do ti marrim, po fituam s’do ti marrim prapë. Kjo është historia e marrëdhënies tuaj me Forcat e Armatosura.
Sa për dekoratat, po ta kujtoj dhe njëherë të fundit përsëri mos e përmend rastin e Sokol Fekës. Sepse ky person është pranuar në Forcat e Armatosura në vitin 1996, kur komandant i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ke qenë ti, President i Republikës, Komandant i Forcave të Armatosura. Po mos ngri more më akuza se çdo akuzë që ngre ti, gjithmonë ty të kthehet mbi kokë.
Dy fjalë për ligjin për medaljet në Republikën e Shqipërisë, në respekt të Rregullores së Kuvendit dhe të objektit të diskutimit. Ky projektligj ka një diferencë të madhe. Ndryshimi me ligjin e vjetër është se në vend të harxhohen para për tenderat e teneqeve që shërbenin si medalje, siç harxhonit ju, ky projektligj medaljet i shoqëron me shpërblim financiar. Ky është dallimi ndërmjet ligjit të vjetër dhe ligjit të ri. Ju harxhonit para për të blerë teneqe për ti bërë medalje dhe bënit nja dhjetë tendera për këtë punë. Kësaj radhe nuk do të harxhohen para për teneqe, por paratë do ti jepen atyre që i meritojnë këto medalje. Medalje atyre që meritojnë, jo atyre që jepje urdhra ti, jepja atij e jepja këtij.
Në fund, doja ta falenderoja ish nënkryetarin e Partisë Demokratike për gjithçka tha. Në radhë të parë për solidaritetin e munduar nga ana e PD për sulmet kundër familjes së Ministrit të Brendshëm. Më në fund edhe nga PD erdhi një zë që solidarizohet me një akt moral që do të kishte çdo forcë politike kur sulmohet një shtetar, pavarësisht i kujt krahu është. Sigurisht ta përshëndes për lajmin dhe për pyetjen fabrike mielli ka në Partinë Demokratike dhe në Shqup.