Ndjeva nostalgji, kur m’u desh të përgatitempër njëceremoni si kjo në këto mjedise. Nostalgji për vitet kur nëauditore na mësohej logjika e profesionitdhe ktheheshim e riktheheshim në këto dyer për të fituar provimet e nxenies sonë.Endërronim ndonjëherë, në atë kohë,qëtë flisnim drejtëpërdrejtme një autor të huaj, në gjuhën e mësuar,duke i degjuar autorët në distancën e heshtur të faqeve tëatyre pak librave tëlejuara;ëndërronim vazhdimishtqë të kishim nëpër duar një libër të pamundur, nga raftet e librave që lexonin studentët e ekonomisë në vendet e shoqerive të hapura; ëndërronte ndonjë guximtar ndër ne edhe që tëmund të udhëtonte ndonjeherë pertej kufirit, por, besoj, se askush nuk e ka ëndërruar dot qënjë ditë, në auditorin e këtij fakulteti, ku sot shoh plot fytyra te dashura të asaj kohe, do të mund të kishim mes nesh një autor të jashtëzakonshëm dhe personalitet kaq kompleks të botës së lirë, si Jacque Attali.
Sigurisht që, mund të vazhdoja më tutje radhën e gjërave të paimagjinueshme në atë kohë, duke shtuar se s’do më kishte shkuar kurrë dot ndërmend se jo vetëm Attali do të vinte në fakultetin tonë, por edhe se do të më takonte mua nderi i mbajtjes sëkësaj fjale.
Miku ynë special sot, Jacque Attali, shprehet diku se intelektuali, shkrimtari, akademiku, nuk duhet ta lejojë veten të sintetizohet me një citim. E në fakt, si lexuese e vemendshme e vepres se tij, mund te them se ai,jo vetem nuk ia ka lejuar vetes te sintetizohet me nje citim, por, të paktën mua, ma ka bërë të pamundur ta sintetizoj qoftë edhe në një fjalim se kush është dhe se sa i gjerëështë horizonti i interesit të tij intelektual. Ndaj, i nderuar Jacque Attali, pranoni qysh në fillim ndjesën time për kufizimin e pashmangshem që kjo fjalë mikpritjeje ka në raport me personalitetin tuaj shumëpërmasor.
Ngërthimi i disiplinave i nxjerrë në pah nga aktiviteti i Attali-së, pasqyronfare dukshëmse ekonomia, aq sa ç’është mjedis i ekuacioneve, statistikave, grafikëve, është edhe botë subjektive e ndjeshmërisë njerëzore, filozofisë, politikës. Dhe sot,në një kohë të paimagjinueshme ndërveprimesh, ku bota është gjithnjë e më shumë një fshatglobal, ekonomia, politika, sociologjia, arsimi, kultura, feja, janë pjesë të një të tëre, përherë e më të integruar.
Në pamundësi për të pasur një shtjellë shterruese të këtij aktiviteti kaq kompleks e marramendës, do tëdoja të shënjestroj triqasje veçanërisht kuptimplota,në kontekstin e sfidave të përbashkëta të shoqërive bashkëkohore, përfshirë atë shqiptare.
E para ka të bëjë me konceptin e ekonomisë pozitive, që i referohet një vizioni ekonomik afatgjatë, i cili formëson zgjidhjet dhe zgjedhjet imediate dhe afatmesme.
Bëhet fjalë për një vizion në shërbim të gjeneratave të tjera, me synime të qarta, si burimi më i sigurtëi rrugëdaljevenë udhëkryqet bashkëkohore të shteteve dhe shoqërive.
E, pikërisht për këto udhëkryqe,lexohenshumë qartëdy koncepte të tjera,si sinjale të forta perspektivash shpresëplota:sipermarrja dhe respekti.
Sipërmarrja,përmes Jacque Attali-se lexohet kumbueshem si kurajoja e gjithsecilit për të krijuar zgjidhjet e veta, për të ndërtuar strategji personale suksesi, duke përdorur në mënyrë të zgjuar asetet. Pa pritur që zgjidhja të vijë prejpolitikës, shtetit, familjes, shkollës, apo qoftë edhe prej çdo aktori tjetër përtej vetes.
Këtë lloj sipërmarrjeje, Jacque Attali na fton ta kuptojmë si qytetari aktive, e cila, sa nga ndjeshmëritë kulturore e sociale, është e orientuar edhe nga suksesi ekonomik, me bazë kreativitetin dhe shfrytëzimin e mundësive ekzistuese, cilatdo qofshin ato.
Respekti, të cilin Attali e përdor për marrëdhëniet ndërkombëtare, rezonon si vlerë orientuese për luftën e çdo shoqërie, kundër çdo lloj diskriminimi, për barazinë e mundësive, përpjekjen shoqërore e shtetërore për të jetësuar e siguruar një dialog të vazhdueshëm kulturor e social mes grupeve dhe shtresave të ndryshme.
E kam fjalënketu për respektin për të ndryshmen, për përvojën, kontributet, ndjeshmëritë, ambiciet e, mbi të gjitha, për njeriun e njerëzoren, i cili meriton respekt të pakushtëzuar e pa dallim kombësie, kulture, përkatësie apo statusi ekonomik e social.
Sigurisht, jam e vetëdijshme për rrezikun që, duke komentuar kompleksitetin e mendimit tëAttali-së, mund të biesh fare lehtë pre e kaosit në rreshtimin e mendimeve. Ndaj, lejomeni ta kapercej këtë vështirësi përmes një rrëfimi të thjeshtë.
Tek unë instinkti i ekonomistes nuk është më i fortë se ai i nënës, apo ai i një gruaje të angazhuarnë kërkime e studime të interesit të sotëm publik.
Kështu që, duke përgatitur këte fjalëmodestepër Jacque Attali, ndjeva se, mu ndërthurën gëzueshëm në një tërësi të pandashme të treja këtoinstinkte. Sepse në fund të fundit, më e bukura që tëndodh, kur lexon Attali-nëështë se ka shpresë e frymëzim për tëjetuar, pavarësisht kompleksitetit, shpeshherë të rendë, të botës që ai përshkruan.
Do të doja ta mbyll fjalën time jo me një perfundim, por me njëpyetjetë gjate për Jacque Attali-në:
si mjaftojnë orët, ditët, javët, vitet për të shkruar kaq shumë e kaq jashtëzakonshëm;
për të qenë personalitet botëroredhe në akademi,edhe në politikë;
për të dashur edhe vendin, duke kontribuar për të; për të dashur edhe muzikën, duke kontribuar për të;
për të dashur edhe njerëzit dhe për tëpunuar, sa kundër varfërisë, aq edhe që çdokush të jetë vetvetja, siç duketkjo e sintetizuar tek Devenir Soi?
Nuk di se si mund të arrihet kjo, se si triumfohet kështu në luftën me kohën, por di që kam shumë kënaqësi e krenari që një njeri i tillë është sot Honoris Causa në një Universitet me kaq shumë emër nëvendin tonë. Jam e sigurtë se, nga sot, ky vend ka një mik e dashamirës të rrallë, me përmasat e jashtëzakonshme të këtij njeriu të jashtëzakonshëm.
Faleminderit!
/Shqiptarja.com