Fjala e plotë e Drejtorit të Policisë, Ervin Hodaj

Me lejoni tiu parqes shkurtimisht nje panorme mbi punen bere nga Drejtoria e Policise Vendore Tirane gjate vitit 2015 ne luften kunder kultvimit te bimeve narkotike si dhe masat e marra gjate ketij fillim viti per parandalimin  dhe goditjen e ketij fenomeni.

Edhe pse qarku I Tiranes nuk eshte ne harten problematike te kultivimit te bimeve narotike, lufta kundër ketij fenomeni mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të veprimtarisë së Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë.
Rezultatet ne kete drejtim  përgjatë 2015 konfirmuan punen e mire te strukturave  në minimizimin e këtij fenomeni me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurtë për shoqërinë duke ulur kultivimin e bimeve narkotike.

Planit i Veprimit  I hartuar “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, të kultivimit të bimëve narkotike” konsistoi në një prej masave më të rëndësishme të marra në kuadër të kësaj lufte, i cili vijoi me ngriten dhe funksionimin e Grupit të Drejtimit për monitorimin dhe zbatimin e detyrave të  këtij plani, duke ndarë territorin në zona përgjegjësie e njëkohësisht duke caktuar grupe monitorimi për kontrollin e plotë të territorit. 

Pjesë  e rendesishme e  luftës ndaj kultivimit të bimëve narkotike ka qene  edhe zhvillimi i fushatave sensibilizuese me përfshirjen e të gjithë aktorëve, institucioneve shtetërore ligjzbatuese, organet e qeverisjes vendore, institucionet arsimore, mediat, OJF etj. 

Në kuadër të këtyre fushtatave, janë kryer  91 takime sensibilizuese nëpër shkolla ku është vënë re një pjesmarrje dhe interes i lartë.

Janë zhvilluar fushata sensibilizuese në  njësi administrative, në  shkolla,  dhe pranë  komuniteteve, me qëllim sensibilizimin jo vetëm e më të rinjve, por çdo qytetari në të gjithë territorin nën juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Kultivimi dhe përdorimi i lëndëve narkotikë është një problem që shkon përtej Policisë së Shtetit. Është problem i shoqërisë në tërësi, që kërkon një ndërthurje bashkëpunimi ndërtuar në themele besimi mes Policisë e qytetarëve, fakt ky që është bërë i qartë në mesazhet e shpëndara në çdo fletëpalosje, në çdo fushatë sensibilizimi dhe në çdo takim me qytetarët e kryesisht me nxënësit në shkolla, të cilët i kemi cilësuar si një kategori tepër e ndjeshme dhe e prekur ndaj këtij fenomeni.

Ky problem është mjaft delikat dhe kërkon bashkëpunim, ndaj edhe Shefat e Komisariateve janë angazhuar maksimalisht duke u bërë pjesë e planeve dhe masave të marra menjëherë pasi është bërë klasifikimi i zonave në bazë të rriskut. Duke ndarë detyra, krijuar grupet e punës në terren, duke qenë pranë komunitetit jo vetëm me anë të SPZ, por edhe duke monitoruar e zhvilluar paralel kontrolle në territor. 

Në juridiksionin që mbulojnë Komisariatet e Policisë  Tiranë dhe Kavajë,  për periudhën Janar – Dhjetor 2015,  janë organizuar gjithsej  42  operacione me 16.689 rrënjë të asgjesuara, me 27 autorë gjithsej

Gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur bashkepunim mes komisariateve te policise, perfshire ketu dhe bashkepunimin me Komisariatin e Policisë Kruje, në identifikimin dhe asgjësimin e disa parcelave të mbjella me cannabis sattiva në zonën e tyre. 

Lidhur me zbulueshmërinë nga ana e strukturave të komisariateve të policisë, këtë vit ka patur një rritje me 27.9 %  në krahasim me atë të një viti më parë. 

Me lejoni tiu jap disa te dhena statistikore:

• Janë asgjësuar 141 parcela dhe 24254 bimë narkotike. 
• Janë evidentuar 94 raste të kultivimit të bimëve narkotike të referuara në Prokurori, ku janë zbuluar 41 prej tyre
• Nga misioni INTERFORCE janë dërguar 6 raporte monitorimi ajror, ku në bazë të të dhënave të bëra prezent në to, janë identifikuar dhe asgjësuar në terren, 49 parcela.
• Nga ana e policisë janë organizuar gjithsej 42 operacione të koduara, ku 3 (tre) prej tyre janë mbi bazën e informacioneve të dërguara nga SHISH.

Përpos punës së palodhur prej secilit në luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike dua të nxis dhe kërkoj kontrolle me te shpeshta  në zonat  si në malësia e Tiranës, Njësia Administrative Shën-Gjergj, zona e Liqenit të Bovillës, fshati Bulqesh si dhe rritjen e përgjegjësisë edhe më në forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në zonat që kufizojnë territorin e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe Komisariatin e Policisë Nr.4 në mënyrë që për periudhën në vazhdim të arrijmë rezultate edhe më të larta në këtë prioritet të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Inkurajoj Shefat e Komisariateve, personat përgjegjës për kontrollin në terren, inspektorët e policisë  apo dhe komandanët e grupeve të kontrollit që gjatë periudhës në vazhdim, , për më shumë rezultate në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike të kryhet kontrolli edhe më i plotë i territorit në veçanti zonat me risk të lartë ku është kultivuar në vite bimë narkotike.

Theksoj se është bërë një punë e mirë për  gjetjen dhe asgjësimin e parcelave të identifikuara nga monitorimi ajror ku janë gjetur në kohë rekord të gjitha parcelat e paraqitura sipas raportit si dhe janë verifikuar të gjtha informacionet e dhëna duke organizuar dhe plane operacioni gracke me rezultate konkrete per kapjen e autorëve. 
Dua njëkohësisht të kërkoj nga SPZ informacione më të detajuara në lidhje me problematikat e zonave që ata mbulojnë, kryesisht për rastet e evidentimit të zonave prodhuese apo shpërndarëse të lëndëve narkotike.
Por  nga analizat e bëra nga ana e komisariateve të policisë, është konkluduar se ne disa raste  punonjës policie janë pergjegjës për kontrollin jo të plotë të territorit, duke shfaqur mungesë profesionalizmi apo dhënien jo të saktë të  informacionit, dhe ndaj tyre nga ana e drejtuesve të komisariateve ka filluar  ecurie disiplinore.

Puna e bërë gjatë vitit 2015 ne krahasim me vitet e kaluara, është ne nje nivel me te larte ne te gjitha drejtimet per  sensibilizimin, gjetjen, asgjesimin dhe goditjen e autoreve te kultivimit te cannabis sattiva, bazuar ne rezultatet konkrete ne goditjen e veprimtarise kriminale te kultivimit te bimeve narkotike, te pasqyruara me lart.

Dua te theksoj se  puna e mire gjate vitit te kaluar po vijon edhe per kete fillim viti dhe do vazhdoje me te gjitha fazat e percaktuara.

Për periudhën Janar – Mars  nga ana e strukturave të Drejtorisë Vëndore të Policisë Tiranë vazhdon puna në kuadër të Planit të Veprimit per kete qellim, mbështetur edhe nga një urdhër i brendshëm në lidhje me zbatimin e detyrave.

Gjithashtu është përpiluar Urdhëri Për krijimin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë të Grupit të Drejtimit për monitorimin dhe zbatimin e detyrave të  të Planit të Veprimit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2016”.

Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë është e vendosur ta fitojë këtë betejë por duhet thënë se, përveç përpjekjeve të mëdha për të luftuar fenomenin kemi gjetur bashkëpunimin e pushtetit vendor dhe sidomos te  institucionit te Prefektit.
  
Mbështetja dhe bashkëpunimi i qeverive vendore është i domosdoshëm dhe vendimtar për gjithë procesin. Shpeshherë mendohet se lufta kundër kultivimit të drogës dhe krimit në përgjithësi është një punë që i takon vetëm Policisë. 
Megjithatë, realiteti është ndryshe. Realiteti na mëson se në një shoqëri demokratike, policia nuk mund t’ja dalë pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e komunitetit.

Kjo është edhe arsyeja pse ne do të dëshironim të shihnim aktorët vendorë të motivuar dhe të përfshirë në mënyrë konstruktive në këtë çështje, shpresojmë kudo.

Bashkitë dhe Njesitë administrative kanë detyrimin ligjor, moral dhe qytetar të bashkohen me Policinë në detyrën e saj për të luftuar kultivimin.  Ndaj inkurajoj cdo insiative , dhe kerkoj nga përfaqësuesit e pushtetit vendor mos heshtin aty ku ka nevojë të ngrihet zëri për të denoncuar rastet e paligjshëmerisë, ne kete drejtim.

Rritja e efikasitetit në këtë veprimtari, kërkon ngritjen në nivel më të lartë të bashkëpunimit mes institucioneve dhe agjensive të zbatimit të ligjit. Në këtë drejtim, është e nevojshme të vazhdojë me intensitet puna per arritjen e rezultateve të qëndrueshme ne 
[11:20, 11/04/2016] Adrit Goxhaj: drejtim te hetimit, dhe te bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe institucionin e Prefektit.

Vlerësoj punën e bërë gjatë kësaj periudhe por kërkoj më shumë përgjegjësi prej gjithësecilit me qëllim shkëmbimin e  informacionit. Besoj se kemi vullnet institucional dhe mbi të gjitha është detyrë e gjithësecilit por edhe përgjegjësi qytetare për të bërë edhe më shumë në luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.