Kushtet meteorologjike të 24 orëve të fundit, kanë krijuar vonesa të fluturimeve në aeroportin e Rinasit, por nuk ka pezullim të tyre. Deri në mbrëmje, aeroporti kishte njoftuar vonesa për 9 fluturime në nisje dhe për 9 të tjera në mbërritje. Sipas një njoftimi zyrtar të aeroportit, stafet po punojnë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport.

“Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime”, thuhet në një njoftim të aeroportit.

Vetëm 3 fluturime nga Tiranë u anuluan në orët e para të mëngjesit, drejt Venezias, Milanos dhe Riminit. Po ashtu edhe mbërritjet në Rinas nga këto 3 destinacione, nuk u realizuan.

Për shkak të kushteve të motit dy nga fluturimet në ardhje të datës 5 janar, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen në mënyrë të sigurt.

Fluturimet e anuluara
Venezia-Tiranë 10.45
Rimini-Tiranë 14.45
Milano-Tiranë 14.50
Tiranë-Venezia 06:55
Tiranë-Milano 10:30
Tiranë-Rimini 11:15

Nga Tirana udhëtarët mund të shkojnë lehtësisht për në aeroportin e Rinasit, përmes autostradës. Për kë vjen nga jugu, policia apeloi të kalojnë nga rruga e Plepave në Durrës për në Ndroq, pra të vijnë një herë në Tiranë, e më tej të kthehen për Rinas nga autostrada.  

Qarkullimi ajror mbi territorin shqiptar, ora 19:00


Lajmi kryesor:

PAMJET me DRON/ Autostrada Durrës-Tiranë bllokohet nga shiu, trafik kilometrik! Qarkullimi devijohet nga Ndroqi, rruga drejt Rinasit e hapur