Fjala e plotë e Lulzim Bashës në Parlament
Ky biçim Parlament po degradon nga dita në ditë. Sot ke në rendin e ditës çështjen më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështjen e zgjedhjeve
Ky biçim Parlament po degradon nga dita në ditë. Sot ke në rendin e ditës çështjen më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, çështjen e zgjedhjeve. Opozita ka depozituar kërkesën për debat, ke emrat e folësve të opozitës.Ju vini të papërgatitur për debat për një arsye të thjeshtë; sepse ju nuk e doni debatin. Dhe ti ngre kartonat këtu për ti mbyllur gojën opozitës me kartona, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë.
Mblidhni Konferencën e Kryetarëve tani. Opozita kërkesën e ka bërë konform rregullores. Ky parlament nuk është pronë e maxhorancës, nuk është pronë e jotja, është pronë e qytetarëve shqiptarë dhe funksionon vetëm në bazë të rregullores dhe jo kartonëve që ngre ti këtu.Prandaj, ndërpre tani seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve, konstato kush ka përgjegjësinë për këtë problem. E ke mbi tavolinën tënde listën e folësve të opozitës. Eshtë njoftuar tash 4 ditë debati parlamentar për zgjedhjet. Botërisht qytetarët po i ndjekin.
Ju keni lepurin në bark, s’dini nga t’ia mbani; se nga një anë keni ngjarjen e Elbasanit, nga tjetra anë keni Rrugën e Elbasanit. Po ky është problemi juaj. Problemi i shqiptarëve është se ju vini këtu me një maxhoracnë fiktive, në aleancë me krimin, me një parlament ilegjitim. Kjo lojë, nuk mund të vazhdojë gjatë, ndaj mblidh Konferencën e Kryetarëve. Mos ngri kartonat bosh këtu. Ose përndryshe, bëhu përgjegjës për bllokimin total të punimeve të këtij parlamenti.
Mblidh Konferencën e Kryetarëve tani! Vendos për një afat të arsyeshëm debati. Nuk mund të shtyhet me një javë debati. Për një afat të arsyeshëm debati ne kemi propozuar orën 16:00, nëse ju duhet më shumë kohë të përgatiteni, merrni orën 18:00. Por kjo seancë nuk mund të procedojë në shkelje totale të normave dhe rregullores të Parlamentit.
Eshtë në rendin e ditës, s’mund ta heqësh nga rendi i ditës ti sepse ke ardhur i papërgatitur. Se kështu, i bie që për katër vite të shtysh debatin për një qëllim: t’i mbyllësh gojën opozitës. Ne këtë nuk ta lejojmë Gramoz. Ndaj pezullo seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve. Mbani përgjegjësi. Shqiptarët presin sot debatin. Dhe fakti që s’ju pëlqen, sepse këtë javë ka dalë raporti i
OSBE/ODIHR-it dhe raporti i Këshillit të Europës që flet për dhunim, për shit-blerje të votës, dhe përdorimin e grupeve kriminale, fakti që ju ndodh që gjithë Shqipëria është nën terrorin e bandave, nuk ju jep kurrë të drejtën t’i mbyllni gojën opozitës.
Përkundrazi, sot, dhe jo nesër, shqiptarët meritojnë debat në këtë sallë. Ndaj ndërpre seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve.Qytetarët meritojnë debatin, opozita është për të bërë debat dhe jo për të të bërë fresk ty
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3579
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15