Ne si Ministri e Shëndetësisë jemi plotësisht të angazhuar për të luftuar me çdo mundësi informalitetin në këtë fushë.Ndryshe nga mallrat dhe shërbimet e tjera, kur vjen puna te shërbimet shëndetësore dhe tregtimi i barnave, nuk kemi të bejmë vetëm me anën fiskale të medaljes.

Sigurisht, që është e rëndësishme që paratë që qytetarët paguajnë për të shkuar në arkën e shtetit të mberrijnë aty. Nëse qytetarët blejnë një bar apo paguajnë për një shërbim shëndetësor, pjesë e pagesës së tyre është edhe sasia e parave që duhet të shkojë nga privati në arkën e shtetit. Qytetarët e paguajnë këtë sasi parash, por jo të gjithë privatët e çojnë atë tek arka e shtetit.

Prandaj, duhet të sigurohen të gjithë pacientët që për barnat apo shërbimet që blejnë në treg, të marrin kuponin tatimor. Kjo është e vetmja siguri që paratë që secili prej nesh paguan për të shkuar në arkën e shtetit të mberrijnë në destinacion. Dhe vetëm kështu, Qeveria do të mund të ndërtojë më shumë spitale, të furnizojë më mirë spitalet dhe të ofroje shërbim më të mirë.

Por, ana tjetër e medaljes ka të bëjë me sigurinë e konsumatorit, dhe posaçërisht, pacientit. Barnat dhe shërbimet e ofruara në mënyrë informale, nuk krijojnë vetëm një gropë në të ardhurat e shtetit. Ato rrezikojnë shëndetin dhe jetën e pacientit.

Shmangia e rrugëve normale dhe të kontrolluara bart rrezikun e përdorimit të barnave të fallsifikuara, si dhe rrezikun e humbjes së efektshmërisë nëse barnat tregëtohen jashtë zinxhirit të kontrollit dhe të sigurisë së barit.

Për më tepër, që këto aktivitete të jashtëligjshme krijojnë bazë për konkurrencë të pandershme.Ministria e Shëndetësisë në këto dy vite ka ndërmarrë një reformë të plotë në tregun e barnave, frytet e së cilës janë të ndjeshme e të prekshme për këdo.

 ë dy vjet janë regjistruar rreth 500 barna të reja duke zgjeruar mundësinë e kurimit për pacientët shqiptarë.Kjo ilustrohet me vetë volumet në rritje të numrit të pullave të kontrollit të barnave të lëshuara nga Agjencia e Barnave.
Ecuria e Emetimit të Pullave të Kontrollit të Barit nga AKBPM:

            2012                             41,074,423

            2013                             41,403,411           +0.8 %

            2014                             44,460,007           +7.4 %

            7M 2014                        25,085,752

            7M 2015                        28,829,177           +14.9 %

 

Pra, ka më shumë principe aktive të regjistruara, ka më shumë alternativa të regjistruara, ka sasi më të mëdha të barnave të vendosura në treg, ka zgjerim të listës së barnave të rimbursueshme, ka zgjerim të listës së barnave për përdorim spitalor.

Dhe, padyshim, barnat janë ndjeshëm më lirë se 2 vjet më parë.

I kërkojmë profesionistëve të ndershëm e korrektë të mos bien pre e tentativave të shkelësve të ndryshëm të ligjit dhe rikonfirmojmë vendosmërinë për të zhvilluar deri në fund betejën tonë për reduktimin e informalitetit, për vendosjen e plotë të zbatimit të ligjit në hapësirën e aktivitetit ekonomik dhe tregtar në sistemin e kujdesit shëndetësor në vend.