Në këtë takim të parë të vitit, dëshiroj t’Ju uroj juve, dhe nëpermjet jush të gjithë qytetarët një vit sa më të mbarë e të begatë!
Viti që sapo mbyllëm, ishte një vit me shumë sfida, por pa dyshim edhe me arritje, falë vullnetit të kësaj qeverie për të vendosur ligjshmërinë e munguar në fushën e zhvillimit dhe kontrollit të territorit.
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që në fillim të mandatit qeverisës ndërmori një sërë masash, të cilat kryesisht synonin rehabilitimin e zonave të rëndësisë kombëtare, por jo vetëm.
Në këtë kuadër një nga angazhimet tona ishte ndërhyrja për pastrimin e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, të cilat kanë shkaktuar ndër vite një zhvillim urban kaotik, me pasoja degraduese edhe për zhvillimin e turizmit.
Këto ndërhyrje, kanë mundësuar rikthimin në identitet të hapësirave dhe territoreve të zaptuara padrejtësisht. Ju si përfaqësues të medias dhe të gjithë qytetarët keni konstatuar rastet e këtyre ndërhyrjeve kryesisht në vijën bregdetare, por tashmë të shtrira në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë.
Rezultatet e ndërhyrjeve të deritanishme janë baza e fillimit të një procesi që garanton zhvillim të qëndrueshëm, afatgjatë ekonomik, social dhe mjedisor.
Në këtë kuadër, dua t’Ju bëj me dije se në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit, një nga vendimet shumë të rëndësishme që u miratuan ishte edhe ai për IDENTIFIKIMIN E ZONAVE TË URBANIZUARA NË TË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MIRATIMIN E HARTAVE KU MUND TË NDËRHYHET NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT URBAN;
Në këto zona të urbanizuara, do të lejohet dhënia e lejeve të ndërtimit edhe për banesat individuale, krahas ndërtimeve që lejoheshin deri tani, që janë ato për objekte publike, për infrastrukturë, për ndërhyrje me karakter emergjent, si dhe për struktura në funksion të zhvillimit ekonomik, turizmit, të bujqësisë dhe blegtorisë.
Ky vendim, lehtëson trajtimin e nevojave të qytetarëve për banesat individuale njëfamiljare. Kjo kategori sociale ka mundësinë tani të aplikojë për leje ndërtimi normalisht pranë njësisë vendore.
Të gjithë të interesuarit, që kërkojnë të ndërtojnë në pronat e tyre për interesa personale strehimi apo për interesa ekonomike, mund të përfitojnë ose të pajisen me leje ndërtimi.
Leja e ndërtimit do të jepet pas marrjes së konfirmimit paraprak nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në përputhje me instrumentat e planifikimit.
Konfirmimi paraprak pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit mund të kërkohet drejtpërdrejt nga qytetarët e interesuar, ose nga Njësia Vendore respektive. Kusht për zhvillimin e lejeve për banesa njëfamiljare, është që këto ndërtime të zhvillohen brenda territorit të këtyre zonave të urbanizuara.
Kryetarët e njësive vendore kanë mundësi të ushtrojnë detyrat e tyre për dhënien e lejeve të ndërtimit në përputhje me të gjitha kompetencat që ata kanë, POR brenda hartave të miratuara të zonave të urbanizuara, dhe mbasi kanë marrë konfimimin nga Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për çdo kërkesë zhvillimore.
Dua të shpreh vullnetin dhe sigurinë që procesi i kontrollit dhe administrimit të territorit, përfshin jo vetëm eleminimin dhe korrigjimin e ndërhyrjeve të jashtëligjshme, por paralelisht hap pas hapi, krijimin e hapësirave të miratuara dhe kontrolluara për ndërtime me qëllime publike, biznesi dhe familjare.
Paralelisht nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe AKPT është duke u punuar për hartimin e planeve kombëtare afatgjata, të cilat do të garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm urban, ekonomik, social dhe mjedisor.
/Shqiptarja.com