Shqipëria është një vend në të cilin shfaqet një shumëllojshmëri e lëvizjeve migratore ndikimi,i të cilave ndjehet shume shpejt si në këndvështrimin pozitiv ashtu dhe atë negativ.
Migracioni është një fenomen tashmë 24 vjeçar nëse meren si moment referimi flukset e para migratore në fillim të viteve 90, ndërsa politikat migratore në përpjekje për ta menaxhuar në mënyrë efikase këtë fenomen datojnë rreth vitit 2004 me hartimin e të parës Strategji për Migracionin (2005-2010).
Në ditët e sotme kjo politikë ka avancuar dhe është e lidhur ngushtë jo vetëm me politikat e zhvillimit social-ekonomik të vendit, por dhe me politika të tjera si ajo e sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, etj.
Menaxhimi i migracionit përbën një aspekt të rëndësishëm të marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me vendet fqinje, si dhe një angazhim serioz të Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ky proces ka cuar edhe me perpara zhvillimin e kuadrit politik dhe atij normativ për migracionin, duke bërë që sot ato të përmbajnë:
• Politikën dhe legjislacionin për rregullimin e flukseve migratore jashtë vendit krysisht për motive punësimi (pëmres zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe të punësimit)
• Politikën dhe legjislacionin e kthimit dhe riintegrimit të shtetasve shqiptarë (Strategjia për rrintegrimin 2010-2015 dhe plani i saj i veprimit)
• Politikën dhe legjislacionin për luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit;
• Politikendhe legjislacionin që rregullon hyrjen, qëndrimin e rregullt në Shqipëri të shtetasve të huaj
• Politiken dhe legjislacionin për të luftuar emigracionin e parregullt si të shtetasve shqiptarë ashtu dhe shtetasve të huaj.
I gjithë ky kuadër politik dhe legjislativ synon në thelb të mbrojëtë drejtat dhe liritë themelore të migranteve, të mbrojë të dhënat personale të migrantëve, të sigurojë shmangjen e masave represive ndaj tyre, si dhe të sigurojë integrimin e imigrantëve me qëndrim të rregullt në Shqipëri
Një nga sfidat që politikëbërja ka hasur ndër vite në përpjekjet për të menaxhuar migracionin në mënyrë sa më efikase ka qënë sigurimi i të dhënave të sakta për lëvizjet migratore dhe ndikimin e tyre në Shqipëri.
Kjo sfidë haset ende edhe pse janë bërë shumë përmirësime nga institucionet publike dhe aktorë të tjerë të fushës së migracionit në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave.
Për më tepër kjo sfidë e cila haset në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ka penguar deri diku bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar në fushën e migracionit.
Një nga mjetet e mundshme për përmbushjen e detyrimit për te siguruar informacion të përshtatshëm dhe përditësuar mbi çëeshtjet migratore, në funksion të artimit dhe zbatimit të një kuadri koherenet politik dhe legjislativ për migracionin është është hartimi dhe publikimi periodik i profileve migratore ne vend.
Përgatitja e Profileve të Zgjeruara mbi Migracionin mbështetet jo vetëm ne mbledhjen e të dhënave statistikore të siguruara nga burime zyrtare, por dhe në analizën e gjithanshme të situatës migratore në vend.
Profilet vjetore synojnë të paraqesin situatën migratore në një hark kohor periudhe një vjeçare, pavarësisht faktit se materiale analitike mbi migracionin, në varësi të flukseve migratore apo ndryshimeve të situatave migratore, mund të përgatiten dhe publikohen dhe për periudha me të shkurtra kohore nga institucione të ndryshme publike
Profili i Zgjeruar për Migracionin i vitit 2013 , është hartuar sipas modelit të Profilit të Zgjeruar për Migracionin të vitit 2010, mundësuar falë kontributit të një grupi pune ndërinstitucional, specialistë ne fushën e shërbimeve të Migracionit ne Shqipëri te strukturave respektive ne Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë, Institutit të Statistikave etj. si dhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë si IOM që kontribuojnë në fushën e migracionit në Shqipëri.
Ky dokument përmban të dhëna statistikore të vitit 2013, si dhe i krahason ato aty ku është e mundur me të dhënat që nga viti 2010. Gjithashtu si burim informacioni për fusha të ndryshme me ndikim në situatën migratore në vend janë përfshirë te dhënat e përfituara nga CENSUS i vitit 2011 në Shqipëri.
Profilit i zgjeruar i Migracionit paraqet një panoramë të situatës socio-ekonomike në Shqipëri dhe faktorët që ndikojnë ne migrimin ndërkombëtar të popullsisë, duke synuar përshkrimin e karakteristikes se evolimit te migracioni gjate viteve, me fokus të veçantë në tre vitet e fundit.
Një vend të veçante në profil zë analiza e migrimit, dinamika e tij, struktura dhe veçoritë kryesore të flukseve migratore, pa lënë mënjanë migracionin e kthimit,diasporën shqiptare jashtë vendit, dërgesat e emigrantëve në Shqipëri etj.
Aty pasqyrohen veçoritë e proceseve të migrimit në Shqipëri dhe problemet specifike me të cilat përballen këto procese, duke theksuar interesat dhe prioritetet e rendesishme politike.
Ne kushtet aktuale, kur dinamika dhe problematika migratore shpreh një karakter ndryshe jo vetëm në Shqipëri, por dhe vendet e tjera me ndikim në situatën migratore në vend, në kohen kur një sere nismash me shume se rajonale, mbi partneritetet për migracionin sapo janë ngritur, ky profil do të shërbejë me së miri që pas një analize të fenomenit migrator shqiptar dhe politikes migratore shqiptare në këto 10 vitet e fundit;- të kontribuoje në ngritjen e një platforme të re të politikes migratore shqiptare për të ofruar partneritet në menaxhimin global të migracionit.
/Shqiptarja.com