Fjala e Ramës duhet të mbahej nga Macron, Evropa është në rrezik

Fjala e Ramës duhet të mbahej nga Macron, Evropa është në rrezik

Edi Rama

Fjala e Edi Ramës në Bruksel ishte minimalisht perfekte. E llogaritur në çdo gërmë. E stërkontrolluar në çdo fjalë. E peshuar në çdo fjali. Pa arrogancën e një lideri të një vendi “hëm dhi e zgjebosur, hëm bishtin përpjetë”, por me forcën e disa milionë banorëve që ende besojnë tek Bashkimi Europian, e që janë duke u gënjyer dhe zhgënjyer, çdo gjashtë muaj, prej shumë vitesh.

Rëndimi i fjalës, nuk ishte një fyerje për gjuhën, e as për dëgjuesit, ishte bulurima për veshët e shurdhët se e ardhmja e Europës së Bashkuar dhe jo e Shqipërisë është në rrezik. Fjala e Ramës në Bruksel duhej në fakt të mbahej nga Makron. Sepse ajo që rrezikon është Europa, jo me dënglat me reforma e institucione, por me fytyrën që i bëhet pis e me muskujt që i flashken pas çdo premtimi të pambajtur. Aktualisht këmbët mos t’i dridhen, nuk është ndonjë sekret, ia mban USA dhe Britania.

Rama thjesht është njeriu që nuk e nxënë 28 mijë kilometra katrorë. Nëse ai e mendon kështu, nëse është vërtetë kështu, nëse nuk duhet të jetë kështu, është krejt diskutim tjetër. Megjithatë përfaqësimi i Shqipërisë në Bruksel nuk ishte i një vendi lypës, nuk ishte i një vendi inferior, nuk ishte i një vendi servil, nuk ishte i një vendi që përfaqësohet nga hajdutë, të korruptuar, kriminelë, injorantë me të cilët mund të bësh barsoleta. Mund ta urrejmë qetësisht Ramën, por mund ta urrejmë edhe në heshtje ndonjë ditë.

Rama nuk u shfaq aspak grotesk në përfaqësimin e vendit më të varfër në Europë, siç kanë dëshirë disa ta etiketojnë. Dhe kur xhelozitë, skërmitjet, mllefet, urrejtjet patologjike, një ditë nuk do të ekzistojnë më kundër Ramës, ai fjalim jam i sigurt se do të hyjë në analet e diskurseve për t’u marrë shembull, ashtu si i referohen Nolit pas 90 vjetësh e Alisë pas 30 vjetësh; të dy folën në kohë kur vendi që përfaqësonin ishte i papërfillshëm, prag katastrofe, i varfër dhe i pallogaritshëm në asnjë ekuacion botëror.

Nuk kishte asnjë lidhje çka foli Rama atje me ne këtu. Ne këtu i kemi mbaruar detyrat, rrimë presim. Rama atje nuk shkoi të thoshte aman se i mbaruam detyrat hajde na i kontrolloni, shkoi pikërisht për të thënë ato që tha, që pak kishin lidhje me Shqipërinë, por kishin çdo lidhje me Evropën.

Prandaj nuk e di pse disa shqiptarë u përpushën nga fjala e Ramës. Cili është rreziku që ata perceptojnë me antenat e tyre?! Se rrezik më të madh se Putini në këta muaj e në muajt që do vijnë nuk ka. Çfarë tha Rama? Pikërisht këtë. Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, mekanizmat evropianë, integrimi, janë thjesht mbështjellja e kryesores: Evropa është në rrezik, është në gjumë, është pothuaj e paralizuar dhe duhet të zgjohet sa nuk është vonë.

Këtë duhet ta thoshte Makron, bashkë me paralajmërimin se Putini po i mëson rusët me vështirësitë, me të keqen, me të ardhmen e errët, dhe ditë pas dite rrit tensionet e sulmit me propogandë mbi vendet e BE-së, ndërsa Evropa diskuton ende…si ishte ajo e priftërinjve të Kostandinopojës? Po, çfarë seksi kanë engjëjt.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpetim: 26/06/2022 14:52

    Te rrim shtrember te flasim drejte Edi Rama ashte ne rregull me EDUKATEN dhe kulturat e ti te fitur qe flet disa gjuhe te huja nga qe kupton se c'thohet dhe flitet dhe in'njorohet vendi yne dhe nenevlersohet Rama me te drejte tha nje te vertet ne BE dhe e VERTETA ashte si speci djegez te DJEG..... Do durojm me te drejte do realizoj per negociatat me BE...... RESPEKT....

    Përgjigju
  • Edi: 26/06/2022 14:20

    Edi Rama asnjë herë ndërkombtarisht nuk e ka përfaqsuar keq Shqipërinë, biles për çfarë thotë në sytë e botës duhet të ndjehemi krenarë . Me ç’kemi e ç’ndjejmë brënda kufijve të Shqipërisë Edi Rama nuk na e heq dot bindjen që drejtohemi prej 30 vjetësh nga një dorë e diplomuar në shkollën e fshehtë të përfitimit personal .

    Përgjigju
  • Xhesi: 25/06/2022 20:14

    Fjalimi i rames ishte plot mesazhe dhe kuptin dhe marcon duhet te kragoj mbi kete gje sepse eshte nje mga presidentet me me shume influenc ne BE

    Përgjigju
  • Mario: 25/06/2022 20:12

    Keto fjal duhet te mbahen nga macron fjalimi i kryeministrit tone ishte mfajt i qart dhe kuptime plot

    Përgjigju
  • Frroku: 25/06/2022 20:10

    O rama duhet te drejtonte krejt boten po sdini gja ju

    Përgjigju
  • amara: 25/06/2022 19:15

    Shume analizim i mire ky qe keni pergatitur sepse fjalimi i zotit rama ishte vertete per tu vleresuar pasi shprehte realitetin e situates ne cilen gjendemi.

    Përgjigju
  • Deni: 25/06/2022 18:41

    Z.Rama si gjithmone teper transparet i perkushtuar ndaj cdo vizioni qe ka ne ndikim ne shqiperin tone.

    Përgjigju
  • Xani: 25/06/2022 18:36

    Ate dite zoti Rama foli shume bukur dhe iu tha te gjithe fjalet qe meritonin

    Përgjigju
    • Cabsj: 25/06/2022 21:24

      Pas sa tekesh dhe pas sa dahon bari e arrite kete perdundim?

  • Vladi: 25/06/2022 18:35

    Fjalimi qe bere Rama ishte me te vertet me vend ate dite

    Përgjigju
  • Loli: 25/06/2022 18:35

    Jemi shume krenar per Z.Rama ai me te vertet mbajti nje fjalim ta sakte dhe perfekt.

    Përgjigju
  • Ledi: 25/06/2022 18:32

    Fjalimi i rames ishte me shume se perfekt , gjithe bota e ka lavderuar

    Përgjigju
  • Dea: 25/06/2022 18:29

    Keni folur shume mire zoti rama dhe ne kete menyre ai ka goditur shtetet e be te cilat premtojne shume dhe asgje splotesojne

    Përgjigju
  • Arber: 25/06/2022 18:29

    Keshtu vazhdoni dhe tregoni qe Shqiperia mund te zhvillohet vetem me ju ne krye

    Përgjigju
  • Ala: 25/06/2022 18:29

    Fjalimi i rames ishtr shume i mire dhe i detajuar

    Përgjigju
  • Kenti: 25/06/2022 18:28

    Jeni e vetmja parti qe e keni zhvilluar kaq shume Shqiperine dhe po punoni dita dites qe te kemi me shume arritje

    Përgjigju
  • Fred: 25/06/2022 16:13

    Analize dhe konkluzion i shkelqyer. Urime z. Edmond!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Skllavëri e pasion’, në studion e Artan Makut ku jetësohen filmat e animuar! Artisti rrëfen ‘Kukullën’ në proces, punën në dy kohë, e tallazet e animacionit

‘Skllavëri e pasion’, në studion e Artan Makut ku jetësohen filmat e animuar! Artisti rrëfen ‘Kukullën’ në proces, punën në dy kohë, e tallazet e animacionit