Fjala  e plotë e Ardian Çipës

“Lufta kundër grupeve dhe organizatave kriminale do të vazhdojë të mbetet në qendër të vëmendjes së strukturave te policisë së qarkut Tiranë. Rritja e efikasitetit në këtë veprimtari, kërkon ngritjen në nivel më të lartë të bashkëpunimit mes institucioneve dhe agjensive të zbatimit të ligjit. Në këtë drejtim, është e nevojshme të vazhdojë me intensitet puna përgatitjen e rezultateve të qëndrueshme  të drejtuara nga hetimet dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal”,-  tha Çipa.
 
 Policia e Tiranës, në përputhje me Strategjinë Kombëtare kundër drogës 2012 - 2016, synon mbrojtjen e sigurisë publike, jetës dhe shëndetit të individëve e komuniteteve nëpërmjet minimizimit të rrezikut dhe të dëmeve që vijnë nga droga përmes një veprimi të koordinuar ndërinstitucional.
 Lufta kundër grupeve dhe organizatave kriminale do të vazhdojë të mbetet në qendër të vëmendjes së strukturave te policisë së qarkut Tiranë.
Rritja e efikasitetit në këtë veprimtari, kërkon ngritjen në nivel më të lartë të bashkëpunimit mes institucioneve dhe agjensive të zbatimit të ligjit. Në këtë drejtim, është e nevojshme të vazhdojë me intensitet puna përgatitjen e rezultateve të qëndrueshme  të drejtuara nga hetimet dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal.
 Një nga prioritet kyçe të Policisë së Tiranës është bashkërendimi i veprimeve ndër institucionale për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe goditjen e grupeve apo individëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
 
Nga ana jonë ka filluar puna me një analize të hollësishme të rezultateve të arritura nga një vit më parë, ka hartuar dhe po ndjek detyrat e përcaktuara në Planin e Masave “Për parandalimin dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve”.
 Përgjatë aktiviteteve në fazën përgatitore dhe parandaluese, puna jonë ka synuar në :
 
Marrjen e të gjitha masave dhe organizimin e shërbimeve policore në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike;

Analizimin dhe pasqyrimin e gjëndjes së tanishme;
Rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe të përgjegjësisë institucionale për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike;
Koordinimin e përpjekjeve të të gjithë institucioneve që ushtrojnë veprimtari kundër këtij fenomeni, me synim rritjen e efektivitetit në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike;
Reduktimin e mëtejshëm të zonave të kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Tiranës, duke bashkëpunuar si Polici me Organet e Qeverisjes Vendore dhe institucione të tjera. 
Duke analizuar situatën kriminale në këtë fushë, vlerësojmë përpjekjet dhe luftën e deritanishme të strukturave të policisë, natyrisht edhe ndihmesën Tuaj të çmuar për parandalimin, zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike, dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
 
Me gjithë klimën dhe territorin shumë të përshtatshëm për mbjelljen dhe kultivimin e bimës narkotike “Cannabis Sattiva” Qarku i Tiranës nuk njihet si problematik.
 
Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike, mbetet një nga prioritetet kryesore të vendit tone sepse përbën një rrezikshmëri të lartë për shoqërinë tonë dhe për impaktin potencial në procesin integrues të Shqipërisë në BE.
 
OBJEKTIVAT KRYESORE  :
 
·         Parandalimi i aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike nëpërmjet zhvillimit të fushatave sensibilizuese dhe kontrollit të plotë të territorit nga shërbimet policore.
·         Identifikimi i sipërfaqeve të mbjella nëpërmjet sigurimit të informacioneve nga të gjitha burimet policore, bashkëpunimit dhe koordinimit me  institucionet e tjera  dhe organet e pushtetit vendor.
·         Shfrytëzimi me efektivitet dhe efikasitet i kapaciteteve profesionale dhe operacionale i të gjitha strukturave të policisë  në drejtim të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.
·         Goditja e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike nëpërmjet zhvillimit të veprimeve operacionale për asgjësimin e bimëve narkotike dhe kryerjes së veprimeve procedurale për dokumentimin ligjor dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.
 
Për këtë qëllim, nga ana e Drejtorise Policisë Qarkut Tiranë në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë Shtetit Nr.301, datë 06.03.2014,  “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike gjate vitit 2014”, është hartuar Plani i Masave.
 
Strukturat e Drejtorisë të Policisë Qarkut Tiranë në bashkëpunim me përfaqësues prefekturës, bashkive, komunave, kryetarët e fshatrave drejtorët e shkollave, drejtorinë e shërbimit pyjor, kryepleqtë e fshatrave, u realizuan takimet sensibilizuese për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike ku doli në pah bashkëpunimi midis strukturave pjesëmarëse si dhe detyrimi ligjor për kontrollin e territorit.
 
Theksojmë se, nga strukturat e Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë ka filluar puna sensibilizuese dhe kontrolli i teritorit në lidhje me parandalimin e kultivimit, ku rëndësi e vecantë i është kushtuar parandalimit që në fazën e mbjelljes ku si rezultat për këtë periudhë të vitit 2014 nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.5, është konstatuar një rast kultivimi me 40 rrënjë cannabis sattiva të mbjella me Kubik në banesen e shtetasit Refik Baçozi të ndodhur në Kasallë të Komunës Zall-her Kamëz, i cili u arestua në flagrancë për kultivim të bimëve narkotike të parashikuar nga neni 284  të K.Penal.
 
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë janë administruar në kohë informacionet policore si dhe numri i bimëve të asgjësuara gjatë vitit 2013 i cili ka qënë në 10 raste; numri i bimëve  5642 ; 11 Autor ; 5 persona të arrestuar ; 3 shtetas të shpallur në kërkim si dhe 3 persona në gjëndje të lirë. 
 
Shtabi i Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike në Qarkun e Tiranës, do të zhvillojë analiza të herëpashershme, ku do të bëhet vlerësimi i informacioneve, evidentimi i problemeve dhe do të merren masa për eleminimin e tyre.
 
o        Në aktivitetet parandaluese janë përfshirë njohja dhe vendosja e pikave të bashkëpunimit mes policisë dhe organeve të qeverisjes vendore të angazhuar në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, si dhe aktivitetet sensibilizuese për publikun.
 
o        Në aktivitetet operacionale janë parashikuar, masat për organizimin e operacioneve policore për parandalimin, identifikimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre.
 
o        Ndërsa në aktivitete të tjera mund të përmendim, planifikim të detyrave shtesë në kuadër të Planit të Veprimit të Ministrit të Brendshëm dhe Planit të Masave të DPQ Tiranë, për ndëshkim të rreptë disiplinor dhe deri në ndjekje penale për personat përgjegjës për moszbatim dhe mosmarrje detyrimesh në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.
 
Policia e Tiranës dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor të Tiranës, kanë hartuar programe pune të përshkëta, në drejtim të mbikqyrjes së territorit sipas juridiksionit që mbulojnë, me qëllim parandalimin dhe eleminimin qoftë dhe të një rrënje të vetme me përmbajtje të lëndëve narkotike.

 Raportet e bashkëpunimit ndër institucional, janë cilësuar si shumë të rëndësishme për te qene te suksesshem ne drejtim te realizimit te qellimit te perbashket. Prandaj dua të vlerësoj kontributin dhe interesimin e vazhdueshëm të Kryetarëve të Bashkive e Komunave, ndërlidhsave të komunitetit, arsimit, shëndetësisë, mediave, për të gjitha problemet që lidhen me rendin publik, e më konkretisht përsa i përket parandalimit dhe luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve në Qarkun e Tiranës.
 
Shpreh bindjen time se gjatë vitit 2014, do të ketë një bashkëpunim me të ngushtë ndërmjet Policisë, Institucioneve, Komunitetit, Medias, Shkollave etj, dhe për rrjedhojë do të kemi një forcë parandaluese dhe goditëse të rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, duke synuar numrin më minimal të rasteve të evidentimit të tyre, krahasuar me vitet e tjera.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë