'Fjalë fyese në seancë', LSI kërkesë Ruçit, kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

'Fjalë fyese në seancë', LSI kërkesë Ruçit, kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi

Kryeministri Edi Rama gjatë një seance të Kuvendit

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon zyrtarisht përjashtimin e Edi Ramës nga punimet e seancave të Kuvendit për shkak se sipas kësaj force politike kreu i qeverisë ka përdorur fjalor fyes seancën e javës së kaluar. Pas paralajmërimit të Monika Kryemadhit dy ditë më parë, sot LSI e ka konkretizuar këtë hap ku përmes një letre drejtuar Gramoz Ruçit i kërkon të marrë masa. 

Përjashtimi kërkohet për fjalorin e përdorur prej të parit të qeverisë gjatë seancës së 23 marsit. LSI konstaton se fjalët e tij ishin fyese si për deputetët në sallë ashtu edhe për popullin. Një kopje të kërkesës që qëndron tashmë në zyrën e kryeparlamentarit me të gjitha pretendimet e opozitarëve të LSI-së. Shkresa mban firmat e nëntë deputetëve duke nisur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Luan Rama, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj, Nora Malaj, Silva Caka, Endrit Braimllari, Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi.



(Shkresa e LSI për përjashtimin e Ramës)

"Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë dhe për më tepër pasaj, jo po...shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata, kjo e ngritjes është Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur, s'të përgjigjet dot", është fraza e përdorur nga Rama nga foltorja e Kuvendit, për të cilën LSI kërkon përjashtimin e tij, kjo pasi sipas LSI Rama ka krahasuar deputetët dhe shqiptarë me organin mashkullor. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabrija: 05/04/2018 03:25

    Monika duhet te stervitet mire qe vertete CIZMJA e monikes vertete ta godase ne Koke ed Ramen

    Përgjigju
  • Taqi: 04/04/2018 23:30

    Po monika e filloi nga cizmet me heq mire qe nuk e lane se dhe breket do ti hiqte

    Përgjigju
  • rezi: 04/04/2018 22:45

    Pse i shkon mëndja tek organi mashkullor kësaj? Ku e thotë edi këtë? Pse shtrembëron thëniet e kryeministrit? Këta duhen paditur për shpifje?

    Përgjigju
  • fredi: 04/04/2018 20:46

    s'ishte kjo zonje qe kaloi ne histeri ne parlament zbathur dhe me nje fjalor qe edhe per nje rrugac rruge do ishte e veshtire qe ti nxirrte nga goja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia