TIRANE - Njerëz me çadra në duar dhe fytyra të trishta. Gra të veshura me të zeza fund e krye dhe burra që pijnë duhan në heshtje e që përpiqen të fshehin sytë e përlotur. Ora shënon 11:40. Në rrugën “Petro Korçari” në Tiranë, një makinë funerale ka bllokuar hyrjen e një pallati, në portën e jashtme të të cilit janë rreshtuar familjarë e miq të Dritan Lamajt, kryekomisarit të masakruar me një breshëri plumbash Kallashnikovi mbrëmjen e së dielës.
12 kurora me lule dhe dhjetëra buqeta me krizantema, karafilë të kuq dhe të bardhë. Anila, bashkëshortja e Dritanit, mbahet fort nga krahët nga gra të tjera të familjes, pasi rrezikon të humbë ndjenjat nga çasti në çast. E ëma dhe e motra vënë kujën, duke vajtuar humbjen e djalit dhe të vëllait.
Miq dhe shokë mbajnë sytë ulur, për t’u shkëputur sadopak nga gjendja e nderë e ceremonisë mortore, e cila është në momentet e para të nisjes së saj. Ora 11:45. Makina funebre largohet me trupin e pajetë të Dritanit, të bërë shoshë nga plumbat e një nate më parë. “E kanë veshur me kostum”, rrëfen një grua mes lotëve.
“Djali i nënës, e zhdukën...” – thotë me mllef gruaja e moshuar, e cila ikën nga sytë këmbët. E teksa makina dhe njerëzit largohen, në lagjen e policit të vrarë, frika dhe dyshimet nga mendja dhe shpirti i fqinjëve nuk janë larguar ende. “Shqiptarja.com ka mundur të sigurojë disa dëshmi të njerëzve që janë ndodhur aty ku u vra dy ditë më parë, ish-Shefi i Komisariatit nr.6.
DËSHMIA E PARË
“Nga të shtënat u tmerruam të gjithë. Patëm shumë frikë. Klientët u shtrinë barkas. Unë jam futur poshtë banakut, që të mbrohesha”. Kështu e nis rrëfimin një grua, e cila punon në një nga lokalet në rrugën “Petro Korçari”, i cili ndodhet vetëm pak metra larg vendit ku të dielën qëndronte i parkuar automjeti tip “Lancia” i Dritan Lamajt.
Ajo, ashtu si dhe të gjithë personat me të cilët kontaktoi Shqiptarja.com., duan të mbeten anonimë. Janë të frikësuar tej mase nga vrasja. Flasin mirë për Tanin, siç preferojnë t’a quajnë. Por nuk duan të pranojnë se ai ka vdekur.
Ajo rrëfen, se e gjitha çka mban mend nga krimi, është zhurma e Kallashnikovit, për të cilën thotë se nuk do të mund t’a harrojë dot kurrë. “Ishte zhurmë e tmerrshme. Për disa minuta kemi qëndruar të fshehur në lokal” – përfundon ajo.
DËSHMIA E DYTË
Një djalë rreth të 20-ave, i cili ka në pronësi një biznes në zonën ku ndodhi vrasja, thotë: “Tani (Dritan Lamaj) edhe kur dilte në lagjje, nuk rrinte më shumë se 5 ose 10 minuta në kafe. Largohej shpejt. Kohët e fundit dukej i qetë, sikur nuk kishte asnjë shqetësim.
Por kur ka qenë shef i Komisariatit nr.6, mbante shoqërues me vete dhe lëvizte me makinë policie. Madje në lagje vinte dhe një furgon policie që patrullonte rregullisht. Mendoj se autorët i kanë ditur të gjitha lëvizjet e Tanit. Pse erdhën pikërisht të dielën, dhe jo në ditë jave? Sepse e kanë ditur shumë mirë që lagjja është thuajse bosh të dielën. S’ka këmbë njeriu” – thotë i riu.
DËSHMIA E TRETË
Një tjetër person që ka dëgjuar të shtënat dhe është gjendur shumë pranë tyre, është edhe një vajzë e cila zotëron një biznes thuajse ngjitur me vendin ku ishte parkuar makina atë natë. Ajo shpjegon se gjithçka ka ndodhur brenda 30 sekondash. “Dëgjova breshërinë e parë.
Pati pak pauzë dhe pastaj u dëgjua breshëria më e fortë dhe më e gjatë. Jam mbyllur në banjon e biznesit tim dhe nuk kam dalë që aty, derisa erdhi policia dhe i sqarova çfarë pashë. Kanë qenë dy djem me maska, të cilët janë larguar më pas me makinë. Dëgjova që Tani (Dritan Lamaj) ka mundur të dalë nga makina dhe ka thirrur “Më ndihmoni.
Më vranë...”. Vajza shpjegon se policia ka mbërritur shumë vonë në vendngjarje, dhe se të pranishmit nuk kanë mundur të dalin nga vendet ku ndodheshin, kryesisht në kafenetë e zonës, për shkak të frikës. Ajo tregon edhe për personin që u pretendua se i kishte prerë rrugën Lamajt.
“Ka qenë një djalë jo më shumë se 15-16 vjeç. Shpërndarës picash. Është trembur aq shumë i shkreti, sa kur dolëm të shohim ç’kishte ngjarë dhe i hodhëm ujë se ishte trembur, na pyeste nëse ishte mirë dhe nëse kishte plumba në trup” – rrëfen vajza.
FAMILJA
Gruaja e kryekomisarit me probleme të rënda shëndetësore
Kryekomisar Dritan Lamaj, i datëlindjes 15.04.1972, lindur në Tepelenë, me arsim të lartë, ishte i martuar dhe kishte një vajzë 11-vjeçare. Lamaj është titulluar oficer policie dhe pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, në vitin 1995 në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Ka shërbyer në strukturat e Policisë së Shtetit nga viti 1995 deri në vitin 2013. Gjatë kësaj periudhe ka kryer detyra të ndryshme në strukturat e policisë së Komisariateve të Policisë Gjirokastër, Vlorë dhe në Komisariatet e Policisë Tiranë.
Nga 01.11.2012, ka kryer detyrën e specialistit, në Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga njerëz të afërt pranë familjes Lamaj mësohet se ekzekutimi i tipit mafioz që i mori jetën kryekomisarit duket se nuk është fatkeqësia e vetme në familje.
Sipas burimeve të sigurta mësohet se në fillim të muajit mars, Lamaj dhe bashkëshortja e tij Anila do të niseshin drejt Greqisë, për shkak të një sëmundjeje të rëndë nga e cila dyshohet se gruaja vuan prej kohësh. Ajo rezulton të ketë probleme me mushkëritë dhe zemrën, dhe pas ca ditësh do të udhëtonte drejt Greqisë së bashku me bashkëshortin për një mjekim më të specializuar.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)26.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com