Fjalimi i kryeministrit në KiE Spiropali: Do ishte në faj nëse s’do ta kishte bërë këtë hap! Ai ishte zëdhënësi zë fortë i Kosovës

Fjalimi i kryeministrit në KiE Spiropali: Do ishte në faj nëse s’do ta kishte bërë këtë hap! Ai ishte zëdhënësi zë fortë i Kosovës

Rama dhe Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar me një status të gjatë në rrjetin social Facebook, për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama nga reagimet e shumta pas fjalimit të tij plot kritika të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Sipas ministres, urrejtja ndaj kreut të qeverisë shërben si arsye për të mos e dashur vendib. Sipas Spiropalit kritikuesit e Ramës janë njerëz të yshtur nga urrejtja dhe inati.

‘Urrejtja për Edi Ramën si arsye për të mos dashur Shqipërinë!

Ka një pakicë të zhurmshme në Tiranë që sillet si xhamathyese në koncert. Zhurma e tyre duket se ngrihet edhe mbi vetë koncertin. Kjo është përshtypja e parë e reagimeve të rrëmujshme dhe të ububushme që përfshinë shumë gojë publike menjëherë pas qëndrimit zyrtar të Republikës së Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Të yshtur nga inati dhe urrejtja për Ramën, të verbuar nga padija, të mposhtur nga emocionet negative lokale, gjykimi i tyre sterrë nuk kishte të bënte as me thelbin e asaj që u tha, nuk u takua kund me kumtin që u dha dhe nuk i shpëtoi emocionit provincial të betejës së përditshme politike në vend.

Plot 11 vjet më parë, mocioni i rusit putinist Kosacev, kthyer në raport nga senatori Dick Marty, i votuar si rezolutë në po atë sallë, mori dhenë në çdo media të botës, u bë shkas për krijimin e Gjykatës Speciale dhe solli si pasojë një kalvar të vërtetë penal për komandantët e UÇK-së. Akuza ishte rrëqethëse. Ata që ishin Luftëtarë të Lirisë dhe që luftuan për të shpëtuar Kosovën që rrezikohej nga asgjësimi, kryengritësit që kundërshtuan regjimin nacionalfashist të Milosheviçit, papritur u vunë nën akuzë se ishin banditë që jo vetëm kishin vrarë, por edhe kishin trafikuar organet e robërve të tyre.

E drejta thotë se dyshimi është në favor të të pandehurit, por kësaj here dyshimi u tregtua si provë për vetë akuzën. Mbrojtësit e një populli që u detyrua të provonte fatin e refugjatit të luftës, me fëmijë, gra e burra të çdo moshe, aleatët natyralë të NATO-s dhe njëlloj si europianët e Luftës së Dytë Botërore, mburojë lirie, u vizatuan si kriminelë dhe u arrestuan si banditë. Mbi shqiptarët si komb ra edhe njëherë hija e rëndë e dyshimit se nuk dinë e nuk munden të luftojnë për lirinë, se në thelb raca e tyre lufton për plaçkë, ku krimi, edhe ai më makabri, është mjet që përdoret lehtësisht.

Edhe pse akuza tingëllonte si trillim sensacional, vite të tëra hetimesh, nga organe vendase e të huaja, dhanë zero rezultat e detyruan vetë prokurorinë të tërhiqej nga kjo akuzë, ndërsa kalvari njerëzor dhe politik i komandantëve të Luftës ende vazhdon.

Edi Rama, zëdhënës zëfortë i vullnetit politik të Kuvendit të Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, tha pikërisht këtë: shkaku i lig që ka sjellë këtë dramë vazhdon ende të sjellë pasoja. Duke pritur me durim vendimin e drejtësisë, duhet korrigjuar vetë shkaku.

Një rezolutë e re që duhet të saktësojë, qartësojë dhe hedhë poshtë përfundimisht shkakun e dikurshëm. Historia nuk mund të rishkruhet dhe viktimat nuk mund të ndrrojnë vendet me xhelatët!

 

Edi Rama do të ishte në faj përpara shqiptarëve këtej dhe andej kufirit se kështu e detyron Kushtetuta, nëse nuk do ta kishte bërë këtë hap, do të ishte në faj moral e politik, në mëkat njerëzor e qytetar nëse nuk do të ishte aktor në atë të mërkurë europiane në Strasburg.

Ky ishte thelbi i asaj dite të stuhishme, që edhe nëse nuk nxitohemi ta quajmë historike për Shqipërinë, ishte dita kur Shqipëria takoi historinë.

Ashtu siç e dikton thelbi i saj europian. Por xhamathyesit e Tiranës nuk e duruan dot formën dhe cilësinë e jashtëzakonshme të fjalës dhe prezantimit të Kryeministrit shqiptar në atë Asamble. Atyre iu erren aq shumë sytë sa atentatuan thelbin e asaj çfarë ndodhi.

Rrugët drejt të vërtetës janë të pafundme dhe shpesh nuk ka një të vërtetë të vetme.

Tentoj të mirëkuptoj ligësinë provinciale të shumëkujt që është i gatshëm të largojë një sy nga balli me kusht që kjo maxhorancë të verbohet.

E kuptoj mjaft mirë edhe llogarinë elektorale të atyre që nuk janë në gjendje as të gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin dhe që rreken të gjejnë tek Rama gjithë arsyet e disfatave të tyre politike. Por, përdorimi i patriotizmit fals dhe falspatriotët që janë të gatshëm si kolaboracionistë të ngrohin këdo që ju duket si armik i armikut të tyre, është një mëkat që nuk e shlyen dot as e nesërmja dhe as historia.

I mëshiroj, por nuk më dhimbsen. Thjesht, bashkë me një shumicë dërrmuese të heshtur, këtej dhe andej Morinës, e cila besoi se e mërkura europiane e Shqipërisë ishte ajo që duhej, i refuzoj plotësisht. Sepse po shndërrohen në të ligën që kërkon të na shohë të gjithëve ligsht. Por, dikush duhet t’ua thotë, herët apo vonë, këtyre humbësve serialë, se të urresh Ramën, nuk është arsye për të mos dashur Shqipërinë.- shkroi Spiropali. 

Nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake news’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatosi: 15/10/2022 16:28

    te dhjefsha kosoven,,,shih shqiperine o edi rama...

    Përgjigju
  • Teo: 15/10/2022 14:30

    Epo skishte se kush ta bente tjeter pasi albini ska folur kurr mbi kete ceshtje

    Përgjigju
  • Eno: 15/10/2022 14:30

    Rama gjithmon e ka mbeshtetur kosoven dhe luften e saj per liri

    Përgjigju
  • Ani: 15/10/2022 14:29

    Nje mga fjaleimet me te bukura qe rama ka bere ndo njeher respekt per ju

    Përgjigju
  • Berti sanies: 15/10/2022 14:22

    Vllai per vllain do e bente kete gje dhe e keni treguar gjith keto vite dhe me vizitat e bera te hashim thacit

    Përgjigju
  • Gazi: 15/10/2022 14:20

    Si gjithmone e ka treguar qe eshte krah kosoves ne cdo moment te saj te veshtire,respekte

    Përgjigju
  • Zen: 15/10/2022 14:07

    Kjo u lag kur mbreti fliste…… kishte hap edhe gojen

    Përgjigju
  • Milena: 15/10/2022 14:04

    Gjithmone i ka dhene ze temave qe kane rendesi qofshin ato te shqiperise apo kosoves

    Përgjigju
  • Erina: 15/10/2022 14:02

    Rama e ka mbrojt dhe vazhdon ta mbroje Kosoven e per kte jemi krenar

    Përgjigju
  • Lori: 15/10/2022 14:01

    Sinqerisht i lumte per tër ate mbeshtetje qe i ka dhene Kosoves gjer me sot

    Përgjigju
  • Klara: 15/10/2022 13:59

    Rama eshte i vetmi qe e ka mbrojtur Kosoven e vazhdon ta mbroje e jo si disa maskarenj qe vetem hedhin balte

    Përgjigju
  • lindi: 15/10/2022 13:53

    Normale qe do te fliste ashtu per kosoven sepse ata jane vellezerit tane

    Përgjigju
  • niku: 15/10/2022 13:52

    beri hapin me te mire dhe doli ne krah te kosoves ashtu sic i ka hije

    Përgjigju
  • Andi: 15/10/2022 13:44

    Pavaresisht komente negative qe bejne disa te korruptuar nga Saliu ,Edi prape ka fituar besimin e popullit me punet qe ka bere dhe qe po ben

    Përgjigju
  • Noel: 15/10/2022 13:43

    Ekzistojne akoma njerez negative qe pas tyre fshihet fytyra e Saliut por sdo ja dalin me komentet e keqija qe ato bejne per Ramen sepse ky ka me shume vepra se sa fjale …

    Përgjigju
  • Petrit: 15/10/2022 13:41

    Shume e vertete eshte qe kush nuk do Ramen urren Shqiperine,sepse nuk duan te miren qe po ben Edi per vendin tone

    Përgjigju
  • Aldo: 15/10/2022 13:36

    Ke fil shume mire sepse ai beri gjen e duhur i vetmi qe doli krahe kosoves atje

    Përgjigju
  • Eri: 15/10/2022 13:35

    Rama mbajti nje fjalim shume te bukur ne mbrojtje te kosoves

    Përgjigju
  • Erdi: 15/10/2022 13:31

    Kryeministrin me te mire kemi qe nuk trembet per asgje

    Përgjigju
  • Beri: 15/10/2022 13:30

    E mbrojti Kosoven ashtu sic i ka hije

    Përgjigju
  • Sadi: 15/10/2022 13:29

    Kosoven e ka mbrojt me mish e me shpirt dhe hallal i qofte

    Përgjigju
  • Luan: 15/10/2022 13:26

    Respekte edhe per Damian Gjiknurin dhe Shpetim Idrizin te cilet e kane kundershtuar qysh ne fillime kete raport.

    Përgjigju
  • Alban: 15/10/2022 13:25

    Po normale se po nuk foli rama , kush do flase? Saliu apo meta? Qe e kane firmosur ne 2011?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?