Fjalimi i Papës në Mianmar:
Të mbrohet çdo komunitet

Fjalimi i Papës në Mianmar:<br />Të mbrohet çdo komunitet<br>
Papa Françesku ka mbajtur një deklaratë të rëndësishme gjatë vizitës në Mianmar, ku ka kërkuar “respekt për çdo grup etnik”, por pa iu referuar në mënyrë të veçantë myslimanëve rohingia.

Grupet për të drejtat e njeriut i kishin kërkuar atit të shenjtë që ta përdorte termin që i referohet këtij komuniteti, por stafi i kishte sugjeruar atij se një gjë e tillë do t’u shkaktonte probleme komuniteteve katolike.

Mianmari është akuzuar për spastrim etnik për largimin e 620 mijë rohingiave drejt Bangladeshit që prej muajit gusht. Qeveria e vendit aziatik refuzon përdorimin e termit “rohingia”, duke e etiketuar komunitetin si “bengalez”. Sipas ekzekutivit, ky komunitet ka emigruar ilegalisht nga Bangladeshi, ndaj dhe nuk duhet të listohet si një nga grupet etnike të vendit.

Por edhe pse nuk iu referua rohingiave, fjalimi i Papës përbënte një mbrojtje të fortë për grupet etnike. “E ardhmja e Mianmarit duhet të jetë paqja, një paqe e bazuar në respektin e dinjitetit dhe të drejtave të çdo pjesëtari të shoqërisë, në respektin për çdo grup etnik dhe çdo identitet, në respektin për zbatimin e ligjit dhe një rend demokratik që që i mundëson të gjithëve, pa përjashtim, pjesëmarrje në të mirat e përbashkëta”, tha Papa Françesku.

Ati i shenjtë u shpreh, se pasuria më e madhe e Mianmarit janë njerëzit e tij dhe theksoi se, “ata kanë vuajtur shumë dhe vazhdojnë të vuajnë nga luftërat civile e armiqësitë që kanë zgjatur shumë dhe krijuar ndasi të thella”. “Teksa vendi po punon për të ripërtërirë paqen, shërimi i plagëve të së shkuarës duhet të jetë një prioritet politik dhe shpirtëror”, tha Papa.

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg