TIRANË - Një mision që do të mbetet në kujtesë ndër vite. Me një fjalim mjaft prekës komandanti i forcave zjarrfikëse që erdhën nga Italia për operacionet e kërkim shpëtimit të qytetarëve shqiptarë që mbetën nën rrënoja në godinat e shembura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, falenderon të gjithë ata që rrezikun jetën e tyre në këtë mision jashtë atdheut të tyre. Për mua jeni Italia, thotë komandanti, teksa i falenderon të gjithë për punën e tyre, solidaritetin dhe profesionalizmin e duhur. Duke cituar kryeministrin Edi Rama, ai thotë se i dhanë shpresë shqiptarëve, por edhe vetë të rinjve që duan t'i bashkohen forcave zjarrfikëse se sa e rëndësishme është të shpëtosh jetë dhe të marrësh pjesë në operacione kaq të vështira ku duhet të nxjerrësh nga gërmadhat edhe jetë të humbura.
"Për mua jeni Italia, treguam të jemi të rëndësishëm, profesionistë. Dhamë imazhin më të mirë të shtetit tonë jashtë vendit. Ju falenderoj, sepse nuk mund të ishte meritë e imja, është merita juaj, punuat pa një moment pushimi, kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme, do ju mbaj gjithmonë në kujtimet e mia. Pashë se si i përballuar situatat. Objektivi ynë është tu tregojmë atyre që nuk ishin që mund të bëhen këto gjëra", thotë ndër të tjera komandanti Giuseppe Bennardo teksa ekipi ka mbërritur në Itali.
Një rrugë kthimi mjaft e vështirë për ta. Të lodhur nga katastrofa dhe dhimbja që lanë në Shqipëri, motivues për atë që arritën të bëjnë, të gjithë kanë përshëndetur fjalët e komandantin, për të cilin shprehen se ka qenë zemra e këtij operacioni duke i mbajtur të motivuar në çdo moment. "Ne kolegë, dimë si të jemi më të mirët", shprehet një prej zjarrfikësve që ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin prekës të fjalimit të komandantit pas përfundimit të misionit në Shqipërinë e goditur nga tërmeti që la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.
Nje falenderim dhe respekt pa kufi per ekipin italian te zjarrfikesve,per qeverine italiane, per gjithe ekipet dhe ndihmen teper te vyer te tyre nga mbare shtetet qe iu gjenden prane popullit e qeverise shqiptare ne keto dite fatkeqesie. Uroj qe cdo shqiptar qe ndodhet be vendet perkatese , te tregojne zemren dhe shpirtin e sakrifices, bujarine ne dite te mira dhe te keqija, tu tregojne botes mbare se shwiptaret dine te vleresojne te miren dhe te distancohen nga e e liga dhe krimi. Zoti ju ruajte ne punen e veshtire zoterinj zjarrfikes kudo nfodheni!
PërgjigjuFaleminderit ekipit italian te zjarrfikesve,qe na u gjenden ne krah ne operacionin shume te veshtire te shpetimit te jeteve te njerezve nen renojat e termetit llahtar. Qofshin perhere mjeshtra te punes se tyre.
Përgjigju