Këngëtarja kosovare së bashku me bandën, ka performuar një repertor të zgjedhur prej tetë këngësh, të cilat ishin përzgjedhur nga vet këngëtarja.
Emra si Sting, Mina, Alicia Keys, janë kënduar live nga Krelani për fansat e saj. Ajo që të binte në sy ishte edhe pamja e saj.
Rrokerja kosovare këtë herë erdhi "më e rritur" dhe me një stil të viteve '60, si në stilimin e flokëve ashtu dhe në përzgjedhjen e veshjeve.
Përsa i përket planeve për 2013-tën, ai më afatshkurtri është klipi i këngës "Labirinti i zemrës", me të cilin mori pjesë në Festivalin e RTSH-së.
(xh.k/shqiptarja.com)