Flaka reagon sërish: Nuk kam probleme
me Albanin, ai ka patur me mua 

Flaka reagon sërish: Nuk kam probleme<br />me Albanin, ai ka patur me mua 
Këngëtarja Flaka Krelani ka reaguar sërish pasi komenteve të shumta që statusi i saj i mëparshëm në mbrojtje të skudrës së Gjakovës dhe kundër këngëtarit Alban Skënderaj. Ajo ka theksuar se nuk ka asnjë problem me Skënderaj, madje ai ka patur probleme me këngëtaren në të shkuarën.
 
Shkrimi i këngëtares Flaka Krelani në Facebook:
 
Meqë statusi im kishte një qëllim tjetër, në shoqërin tonë mori një kahje komplet tjetër, mbetet të sqarohet i gjithë ky thelbi i mendimit tim të drejtë!
Këtë e bëj jo pse i frikësohem mendimeve të njerëzve dhe të drejtës së shprehjes së tyre, por sepse i frikësohem kur të vërtetën mundohet ta mbulojë keqkuptimi ose të deformohet ajo.
Nen 1. Un nuk kam problem ose xhelozi ndaj Alban Skenderaj, siç shprehen përsona të caktuar, e as nuk mundohem që të shfryej mllefin përmes njëstatusi. Mos harroni ta kujtoni që dikur ai kishte problem me mua, e jo un me të. Për kundrazi gjatë gjithë kësaj periudhe, që me rastin e festivalit, asnjëher në asnjë media nuk ka ndodhur të jap as edhe një intervist të jet kundër gjestit, edhe pse për mua ka mundur të jetë kulmi i suksesit tim. Ka qenë e dhimbshme mirëpo besoj se ai, një artist i cili ka hecur nëpër hapat ku hecim të gjithë artistët, i kuptojmë më mirë se ju gabimet e qëllimshme ose të pa qëllimshme qe ia shkaktojmë njëri tjetrit. 
Në atë koncert i cili është mbajtur në Gjakovë, ka mundur të jetë Flaka Krelani! Kështuqë le të zëvendësohet X Artist me Albanin, mirëpo le të mbetet i njëjt mendimi im për hargjimin e shumave të caktuara të parave për koncerte individuale, e në të njëjtën kohë të vuaj një klub për të cilin krenohemi ne si qytetarë, i cili është Vëllaznimi!
Un isha vet në koncertin humanitar ku u munduam në njëfar mënyre ta ndihmojmë këtë klub, dhe u ndjeva e pikëlluar thellësisht me pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve të vendit tim, dhe thjesht mendova: si të jetë e mundur të paguhen 7€ për dy net rresht në një koncert, për të cilin jam shumë e pajtimit që të shkohet, mirpo aspak e pajtimit që me një çmim dyfish më të ulët, të mos përkrahet ekipi i vendit, i cili po kalon një fazë jashtëzakonisht te mjerueshme!

Mos harroni që, Vëllaznimi është më shumë se nje klub.!
Kurse, sa i përket kontributit tim për qytetin tim, dhe klubit Vëllaznimi, kemi kontribuar, mirëpo përballë këtij qyteti me kaq shumë vlerë, i jam shume borxhli.
Ndihem krenare që kam guximin të shpreh publikisht mendimin, kritikën, e t'i flas përballë problemit.
Dua të them që un mund të jem nesër ajo e cila gabon, por dua të jeni ju ata që të keni guximin të flisni plot liri dhe me Arsye, po ashtu edhe të më kritikoni nëse ndodh të bëj veprime që konsiderohen të gabueshme! 
Dhe në fund, prap i qëndroj mbrapa statusit tim!
Sinçerisht
Flaka Krelani

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Ngritën fermën me kanabis me vlerë 446 mijë euro, 6 shqiptarë dënohen në Britani (EMRAT)

Ngritën fermën me kanabis me vlerë 446 mijë euro, 6 shqiptarë dënohen në Britani (EMRAT)