DELVINË- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme pranë puseve të naftës në Delvinë. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve por nga ndërhyrja një punonjës ka mbetur i asfiksuar.
Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari i Report Tv Limos Didani raporton se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm por nuk ende nuk dihen autorët.