Situata e zjarrit në Ungrej të Lezhës është përkeqësuar ditën e sotme, pasi flakët janë favorizuar edhe nga bimësia e dendur dhe era e fortë.

Zjarri ka djegur varrezat në fshatin Rras, ndërkohë që po rrezikon edhe zonat e banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj, si dhe Kishën e rindërtuar pak javë më parë në Rras të Butë.

Forcat zjarrfikëse, ushtria dhe strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Megjithatë, terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen nga toka, duke e bërë më të vështirë përballimin e situatës.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ Në fshatin Rras të Lezhës digjen varrezat, në rrezik banesat dhe një Kishë! 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës! Flakët dalin nga kontrolli edhe në Tërbun (VIDEO)