Një zjarr ka rënë në zonën e Bregasit, në Bashkinë Finiq, duke marrë përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës që fryn në zonë. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Finiq, Sarandë dhe Delvinë, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Banorë të fshatrave Vromero dhe Shelegar  janë bashkuar me ekipet në terren dhe po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve me mjete rrethanore.

Gjatë ndërhyrjes, ata i kanë ardhur në ndihmë edhe një efektivi zjarrfikës, i cili pësoi një dëmtim në këmbë pasi e përdredhi atë në terrenin e vështirë, duke mbetur për disa momente i rrezikuar nga afërsia e flakëve.

Banorët njoftuan menjëherë ambulancën dhe e transportuan zjarrfikësin nga zona e zjarrit deri te mjeti i urgjencës, ku ai mori ndihmën e parë mjekësore.

Lajmi në përditësim

U.D/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40

    A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?