GREQI - Një person ka humbur jetën nga flakët e mëdha të zjarrit që kanë përfshirë mesditën e sotme periferinë e Athinës. Sipas mediave greke zjarri është shumë pranë qendrave të banimit, çka paraqet një rrezik shumë të madh për banorët e atyre zonave.
 
Mësohet se viktima, 58-vjeçar ka humbur jetën i asfiksuar nga tymi i krijuar nga flakët.
 
Ndërkohë në vendin e zjarrit kanë mbërritur zjarrfikëset dhe po punohet njëkohësisht nga toka dhe nga ajri për shuarjen e flakëve.

Temperaturat e larta në Greqi, vatra të shumta zjarri
Vatra të mëdha zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Greqi në zonën e Lakonisë dhe Kerates në Athinë në kryqëzimin mes lagjeve Ivi dhe Iris.
 
Zjarri mendohet se ka nisur në 4 të mëngjesit dhe është përhapur me shpejtësi të madhe. Nga informacionet paraprake zjarrfikësit u përballën me 4 fronte të fuqishme zjarri duke përdorur 18 automjete, 2 helikopterë dhe tre aeroplanë. 
 
Flakët arritën pranë shtëpive duke detyruar autoritetet të bëjnë evakuimin e njerëzve. Dëmet e para flasin për sasi të mëdha hektarë pishash dhe bimësie të ulët të kthyer në hi.
 
Qytetarët përjetuan orë ankthi, madje 5 prej tyre u dërguan në spital për shkak të asfiksisë nga tymi i zi që tashmë ka mbuluar të gjithë zonën përreth.
 
Era e fortë ka sjellë vështirësi në shuarjen e flakëve. Përveç vatrave të mëdha, janë formuar edhe 2 vatra të vogla në zonat e koropi dhe evias, fare pranë qendrës trajnuese të Panathinaikos

greqi

greqi

flaket athine

flaket athine
 Foto të tjera...