Zjarr në fushën e mbetjeve në Patos, flakët përhapen edhe në kodrën ngjitur me ullishte

Fusha e mbetjeve urbane në Bashkinë Patos ka rënë zjarr ku prej disa orësh flakët vijojnë të djegin mbeturinat duke çliruar tym kancerogjen dhe kimikate të rrezikshme për shëndetin. Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm apo jo, por flakët për shkak të erës së fortë janë përhapur edhe në kodrën ngjitur që ka ullishte.  

Zjarri ka rënë në fushën e plehrave, ndërsa nuk është hera e parë që në qarkun e Fierit fushat e mbetjeve përfshihen nga flaket. Pas fushës së mbetjeve në Fier dhe Lushnje, edhe fusha e mbetjeve në Patos pati të njëjtin fat.

Për shkak të erës zjarri ka përfshirë edhe një kodër me ullinj në zonën midis fshatit të Zharrës dhe Dukas në Patos, ku flakët kanë 'përpirë' ullishtet . Zjarri fillimisht dyshohet se ka rënë në mbetjet urbane të fshatit dhe më pas është përhapur në kodrat me ullinj.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien në kontroll të tyre prej orësh tashmë.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Zjarr në ‘Uzinovë’ të Beratit, u rrezikuan dhe banesat! Flakët vihen nën kontroll për disa minuta, në kërkim ‘piromani’

Një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre, ferra dhe të mbjella është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen "Uznovë" në Berat. Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderushme me shkurre, ferra e të mbjella dhe i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi në drejtim të banesave të lagjes ku më së shumti jetojnë familjet e komunitetit rom.

Mendohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe është vënë fillimisht në përroin e Zagores që për momentin nuk ka ujë dhe është i mbuluar me shkurre. Më pas era ka favorizuar flakët dhe i ka përhapur drejt tokave me të mbjella e banesave përreth.

Kanë qënë banorët e lagjes ata që kanë lajmëruar zjarrëfikësen e cila mbërriti shpejt në vendngjarje. Efektivët e repartit të shpëtimit nga zjarri kanë lokalizuar në një kohë të shkurtër flakët dhe kanë mundësuar fikjen e vatrave të zjarrit që po i afroheshin banesave, ndërkohë që banorët kishin dalë të gjithë jashtë nga frika.

Burime nga policia e Beratit bëjnë me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrëvënies, ndërkohë që paraprakisht raportohet se janë përfshirë nga flakët rreth 5 ha me shkurrë, ferra e të mbjella. Mjaft zjarre janë raportuar si zjarre të qëllimshme e të vendosura nga dora e njeriut gjatë 4-muajve të fundit në qarkun e Beratit, por vetëm disa prej autorëve të këtyre zjarreve janë prangosur.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës