/ATSH-AFP/ - Zjarri i rënë ditët e fundit ka shkrumbuar rreth 120 mijë hektarë pyje në Siberinë lindore, përgjatë zonës në liqenin Baïkal, ku temperaturat kanë shënuar 38 gradë Celsius. Rreth pesë mijë forca zjarrfikëse po punojnë për fikjen e vatrave të zjarrit, bëhet sot e ditur nga autoritet ruse.
Më shumë se 150 vatra zjarri vijojnë të mbeten ende të ndezura duke përfshirë rreth 100 mijë hektarë vetëm në rajonet e Bouriatie-së dhe Irkoutsk-it, dy rajone midis së cilave shtrihet liqeni Baïkal zonë mjaft e frekuentuar nga turistët, njoftoi Agjencia ruse e Mbrojtjes së Pyjeve nëpërmjet një komunikate.
"Zjarret në pyjet e Siberisë po kthehen në një katastrofë kombëtare", paralajmëroi televizioni rus duke transmetuar pamje të vatrave të zjarrit në brigjet e Baikalit ku një pjesë e madhe e liqenit ishte e mbuluar nga re të dendura tymi.
/Shqiptarja.com