Flakët shkrumbuan spitalin në Tetovë, kryetarja e komunës, Arifi: Hetues gjermanë do ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes tragjike

Flakët shkrumbuan spitalin në Tetovë, kryetarja e komunës, Arifi: Hetues gjermanë do ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes tragjike

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka dhënë një kronologji, të mënyrës sesi kanë vepruar forcat  Zjarrfikëse për të shuar zjarrin që përfshiu spitalin COVID në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë se forcat zjarrfikëse brenda 15 minutave kanë shuar flakët. Më tej ajo shton se nga të dhënat e fundit hetimi në vendngjarje ka përfunduar, kurse tani bëhet analizimi i të gjitha provave materiale, dëshmive dhe fakteve.

Arifi thotë se po ashtu një fakt shumë inkurajues është edhe arritja e hetuesve gjerman,  që do të ndihmojnë në të gjithë pistat e hetimit rreth kësaj ngjarjeje tragjike.

'Vizitë në NJTKZ Tetovë dhe informim për publikun!

Nga të dhënat zyrtare të shërbimit dispeçerik të NJTKZ Tetovë, më datë 08.09.2021 në ora 21:02 minuta është pranuar thirrje për zjarr në repartin e qendrës Infektive në Tetovë. NJKTZ ka intervenuar menjëherë me 3 automjete kundër zjarrit dhe 16 zjarrfikës të cilët kanë arritur në vendngjarje në ora 21:07 minuta. Dy automjete janë pozicionuar në pjesën e përparme të objektit të spitalit modular, kurse njëri në anën e pasme, për të parandaluar që flakët të përhapen edhe në objektin e repartit infektiv që është shumë afër objektit të spitalit modular. Zjarri është lokalizuar në ora 21:30 minuta, kurse është shuar plotësisht në ora 21:45 minuta.

Sipas të dhënave të fundit hetimi në vendngjarje ka përfunduar, kurse tani bëhet analizimi i të gjitha provave materiale, dëshmive dhe fakteve. Po ashtu një fakt shumë inkurajues është edhe arritja e hetuesve gjerman,  që do të ndihmojnë në të gjithë pistat e hetimit rreth kësaj ngjarjeje tragjike.

Me vendim të Këshillit komunal të Tetovës sot u vendos  që komuna e Tetovës të mbulojë shpenzimet e shërbimeve mortore për viktimat, si dhe ka miratuar ndihmë financiare për të gjitha familjet e viktimave, si dhe për të mbijetuarit nga kjo tragjedi.

Gjithashtu komuna e Tetovës në bashkëpunim me OJQ "Cortex" nga Tetova, do të ofrojë ndihmë psikologjike për familjet e viktimave, të mbijetuarit, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që përjetuan nga afër traumën e kësaj tragjedie.'- tha Arifi.

 


Lajmi kryesor:

Valë dorëheqjesh në Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë me 14 të vdekur! Pamjet dramatike nga momenti i përfshirjes nga flakët të spitalit COVID në Tetovë, që digjet brenda pak sekontash


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion