Valë dorëheqjesh në Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë me 14 të vdekur! Pamjet dramatike nga momenti i përfshirjes nga flakët të spitalit COVID në Tetovë, që digjet brenda pak sekontash

MAQEDONI E VERIUT- Dy ditë pas tragjedisë që ndodhi në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 persona për shkak të zjarrit që përfshiu spitalin COVID, sot kanë ardhur edhe dorëheqjet e para në radhët e autoriteteve shëndetësore në vend. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë vjen pas tre dorëheqjeve Pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani. Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.

Ndërkohë në një video të bërë publike, para zjarrit shihet se flakëve i janë dashur vetëm pak sekonda për të 'përpirë' godinën e spitalit COVID në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, duke i marrë jetën 14 personave. Pamjet dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë, tregojnë momentin e përfshirjes së spitalit nga flakët, që fillimisht ka nisur në pjesën e përparme të godinës.

Në pamje duken mjekët teksa tentojnë të shpëtojnë pacientët, disa prej të cilëve i nxjerrin nga dritarja. Megjithatë, përhapja shumë shpejtë e flakëve, nuk i dha atyre mundësi të ndihmonin më shumë persona që  mbetën të bllokuar në spital, mes flakëve dhe tymit.

Ngjarja tragjike në Maqedoninë e Veriut u regjistrua mbrëmjen e 8 shtatorit, ku Mes viktimave nga zjarri tetë janë gra dhe gjashtë burra, të moshës nga 29 deri në 78 vjeç. Prej tyre 12 ishin pacientë në spitalin e COVID, ndërsa 2 viktimat e tjera ishin familjarë të pacientëve, bashkëshortja e një pacienti dhe vajza e një pacienteje. Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, ndërsa ka akuza të shumta për parregullsi në procesin e ndërtimit të spitalit.

Në përpjekje për të marrë një përgjigje të shpejtë në lidhje me atë së çfarë ka ndodhur, qeveria e Maqedonisë së Veriut do të angazhojë ekspertë të huaj për të hetuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:22
Tragjedia me 14 të vdekur në spitalin COVID në Tetovë, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.

Ora 18:00
Zjarri në spitalin e Tetovës, zv.ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut jep dorëheqjen: Nuk ka asgjë mbi dinjitetin

Zv.ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka dhënë dorëheqjen pas tragjedisë në spitalin COVID në Tetovë i cili u përfshi nga flakët, e për pasojë ndërruan jetë 14 persona e dhjetëra u plagosën.

Ilir Hasani në një postim në rrjetet sociale, shkruan se jep dorëheqjen pasi ky është akti më i vogël që mund të bëjë në këto momente, për të respektuar viktimat.

'Në këto momente kaq të rënda për të gjith ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten.  Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!'- shkruan Hasani.

Edhe Drejtori i Pergjithshem i Spitalit Klinik te Tetovës, pas tragjedise te spitali modular ka dhënë dorëheqjen e cila është pasuar edhe me largimin e Drejtorit ekonomik.

Ora 16:44
Flakët shkrumbuan spitalin në Tetovë, kryetarja e komunës, Arifi: Hetues gjermanë do ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes tragjike

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka dhënë një kronologji, të mënyrës sesi kanë vepruar forcat  Zjarrfikëse për të shuar zjarrin që përfshiu spitalin COVID në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë se forcat zjarrfikëse brenda 15 minutave kanë shuar flakët. Më tej ajo shton se nga të dhënat e fundit hetimi në vendngjarje ka përfunduar, kurse tani bëhet analizimi i të gjitha provave materiale, dëshmive dhe fakteve.

Arifi thotë se po ashtu një fakt shumë inkurajues është edhe arritja e hetuesve gjerman,  që do të ndihmojnë në të gjithë pistat e hetimit rreth kësaj ngjarjeje tragjike.

'Vizitë në NJTKZ Tetovë dhe informim për publikun!

Nga të dhënat zyrtare të shërbimit dispeçerik të NJTKZ Tetovë, më datë 08.09.2021 në ora 21:02 minuta është pranuar thirrje për zjarr në repartin e qendrës Infektive në Tetovë. NJKTZ ka intervenuar menjëherë me 3 automjete kundër zjarrit dhe 16 zjarrfikës të cilët kanë arritur në vendngjarje në ora 21:07 minuta. Dy automjete janë pozicionuar në pjesën e përparme të objektit të spitalit modular, kurse njëri në anën e pasme, për të parandaluar që flakët të përhapen edhe në objektin e repartit infektiv që është shumë afër objektit të spitalit modular. Zjarri është lokalizuar në ora 21:30 minuta, kurse është shuar plotësisht në ora 21:45 minuta.

Sipas të dhënave të fundit hetimi në vendngjarje ka përfunduar, kurse tani bëhet analizimi i të gjitha provave materiale, dëshmive dhe fakteve. Po ashtu një fakt shumë inkurajues është edhe arritja e hetuesve gjerman,  që do të ndihmojnë në të gjithë pistat e hetimit rreth kësaj ngjarjeje tragjike.

Me vendim të Këshillit komunal të Tetovës sot u vendos  që komuna e Tetovës të mbulojë shpenzimet e shërbimeve mortore për viktimat, si dhe ka miratuar ndihmë financiare për të gjitha familjet e viktimave, si dhe për të mbijetuarit nga kjo tragjedi.

Gjithashtu komuna e Tetovës në bashkëpunim me OJQ "Cortex" nga Tetova, do të ofrojë ndihmë psikologjike për familjet e viktimave, të mbijetuarit, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që përjetuan nga afër traumën e kësaj tragjedie.'- tha Arifi.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 11/09/2021 12:31

    Pa tjeter ekspertize nderkombetare.Nuk duhet hamandur se, ndoshta ka dore kundershtari poli tik e kombetar i banoreve tetovare.Vetem ekspertiza nderkombetare eshte e besueshme!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja