Flamengo, shpendi elegant që i reziston nivelit ekstrem të kripës/FOTO

Flamengo, shpendi elegant që i reziston nivelit ekstrem të kripës/FOTO

Flamengo, shpendi që 'frymëzon' modën

Flamengot janë zogj të mëdhenj që mund të udhëtojnë deri në 700 km në më pak se 24 orë. Ata jetojnë në pjesë të ndryshme të botës dhe në disa raste mund të hasësh një turmë  të madhe të kopeve me ngjyra delikate që shkojnë nga trëndafil i zbehtë në të kuqe të ndritshme.

Ato kanë këmbë të gjata, qafë të lakuar dhe sqep të veçantë. Por, mbi të gjitha pendët e tyre. Edhe nëse janë gri, ato bëhen rozë si dhe duke bërë atë që ata duan më së shumti; të hanë karkaleca.

Më poshtë janë gjashtë vende, ndër më interesante, ku mund t’i gjesh këto shpendë. Fushat nga Sardenjës në Francë, nga Tanzania në Venezuelë, dhe zona të tjera të mbrojtura, ata preferojnë kryesisht plazhet me rërë dhe kënetat e kripura.

Flamengot, me elegancën e tyre të mprehtë dhe pendët e tyre me ngjyra delikate, kanë frymëzuar edhe botën e modës dhe dizajnit.

Molentargius Park (Cagliari), Sardenja – Kjo zonë në Itali zgjidhet nga flamengot për të kaluar dimrin dhe për të ndërtuar foletë.

Liqeni i kripës, Tanzani – Në kufirin midis Tanzanisë dhe Kenias ndodhet liqeni i kripës,  i rrethuar nga kodrat vullkanike dhe i famshëm për ngjyrat e kuqe me vija të bardha për shkak të baktereve që përmbajnë një pigment të kuq të ndritshëm dhe akumulimit të lartë të natriumit.

Ato janë speciet e vetme që në sajë të shtresës mbrojtëse në këmbë dhe sqep janë në gjendje të mbijetojnë në ujërat kaustike e liqenit.

Camargue, France – Në mes të dy krahëve të Rhone Delta është Camargue, një zonë e mbrojtur natyrore me rëndësi të madhe në nivel kombëtar dhe evropian: një shtëpi për më shumë se 400 lloje të zogjve dhe në sajë të pellgjeve të detit, është një nga habitatet e pakta evropiane për flamengon rozë. Kolonia e mbarështimit jeton veçanërisht në pellgun Fangasier.

Ishujt Inagua, Bahamas – Rërë e bardhë, det blu dhe pupla trëndafili: këto janë elementet që karakterizojnë Inagua e Madhe e cila, së bashku me Inagua ishull, përbën Inagua. Në fakt, ishulli më i madh është i banuar nga më pak se 1,000 qenie njerëzore dhe nga mbi 80,000 flamengo rozë, të cilët jetojnë të lira në atë zonë të madhe të mbrojtur të parkut kombëtar Inagua.

Holbox Island, Meksiko – Një vend i pacenuar, parajsë e vërtetë për ornitologët.

Ishulli meksikan i Holbox është në fakt pjesë e zonës de Proteccion de Flora dhe është shtëpi e mbi 150 lloje shpendësh, duke përfshirë flamengot trëndafil, të cilat mund të shihen sidomos në verë. Vend i pacenuar, perfekt për ata që duan të udhëtojnë në shenjën e natyrës dhe larg rrugëve turistike.

Aruba, Venezuelë – Në Aruba, flamengot janë pronarë të Flamingo Beach, një plazh i karakterizuar nga rëra e bardhë dhe ujë kristal ku qindra zogj rozë jetojnë të pa shqetësuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar