Avokati Idajet Beqiri ka akuzuar sot Flamur Nokën se është agjent i Serbisë dhe se është i përfshirë në disa vepra penale.
Sipas tij, vetë Noka ka në ngarkim 9 vepra penale, për të cilat, siç tha, ai i ka bërë kallëzim që në mars të vitit 2024.
“Janë 9 vepra të kryera nga Flamur Noka. Ka shumë vila Flamur Noka. I ka ikur truri i kokës sot. Flamur Noka është i përfshirë në korrupsion si ministër i Brendshëm me kartat e identitetit dhe pasaportat. Sa dëm i ka shkaktuar popullit shqiptar ai! Kur ishte tek Enti i Banesave, çfarë pasurie i ka dhënë vëllait, motrës, çfarë mori vetë tek Liqeni. Është një pallat i kuq tek Liqeni, një kat e ka Shkëlzeni e një e ka Flamur Noka. Noka po hetohet për këto. Flamuri është agjent i serbëve. U bë agjent në Prizren. Saliu e bëri nga roje të selisë së PD në ministër të Brendshëm se është spiun i serbëve dhe ha në një tas me Saliun”, u shpreh Beqiri.
Ai shtoi gjithashtu se, sipas informacionit të tij, Noka është thirrur sot në SPAK për t’u përballur me këto akuza.
Lajmi kryesor:
Përjashtimet në PD, Beqiri: Partia është kthyer në organizatë familjare, Merkoçi: Në Shqipëri mungon e djathta












