Pas hipjeve mbi kangjella apo nëpër dritare për të hyrë në kryesinë e Kuvendit deputeti Flamur Noka, krahu i djathtë i Sali Berishës do të mbahet mend edhe se mbuloi me miell gardistët dhe sekretarin e Përgjithshëm Genc Gjonçaj teksa ky i fundit qëndronte në oborrin e Parlamentit.
Shkaku? Nuk e lejuan sot të hyjë në seancë pasi ishte mes 23 deputetëve të përjashtuar nga sekretariati i etikës për kaosin e krijuar seancën e kaluar.
Ishte 'hakmarrja primitive' e tij për ata punonjës të cilët zbatojnë ligjin dhe rregulloren në kundërshtim me vetë Nokën, i cili dikur ka mbajtur dhe postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e Berishës.
Iu vërsul dhe kryetarit zyrtar të PD-së, Lulzim Basha
“Je tradhtar, je i pabesë, je i paburrë, je mercenar”, i ulëriste Noka, Lulzim Bashës.
Më pasi iu vërsul me vrap dhe hodhi vezë në drejtim të automjetit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe sekretarit të Përgjithshëm, Genc Gjonçaj, në përfundim të seancës plenare.
Noka i quan 'aksion politik', - por që kanë provuar se nuk kanë asnjë efekt politik, veçse t'i thotë Sali Berishës se do vijojë gjithmonë të jetë krah tij edhe në këto momente të vështira të 'non grata-s i mbyllur në shtëpi pasi SPAK e heton për korrupsion lidhur me aferën e kompleksit Partizani.
Deputetët e dinë shumë mirë se aksioni politik nuk bëhet me vezë e miell në oborr por brenda sallës me argumente dhe pr/ligje.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Rithemelimi vijon kaosin me zhurmues, Noka miell gardës e sekretarit, Basha rri e vështron! PS tërhiqet pa shpjegim për votimin e ligjit të basteve
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3668
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Kompania: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49