Sekretari i Pargjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka paralajmëruar nga protesta e PD-së kryepolicin Skënder Hita dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit, se do të konsiderohen nga ‘opozita si anëtarë të organizatës kriminale që drejtojnë Policinë e Shtetit’.
Një paralajmërim Noka e kishte edhe për kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se do të ketë fundin e Ajatollahut të Iranit.
“Edi Rama do ta paguajë një më një këtë terror kundër opozitës. Mendon se me terror do i mbyllë gojën opozitës. Rama mendon se mund të përdorë si kamikaz një përdorimësh Skënder Hitën, por fundi i pret. Siç është fundi i Ajatollahut, do të jetë edhe fundi i Ramës dhe bandës së tij. I bëj thirrje Enton Allushit se do të konsiderohesh nga opozita pjesë e organizatës kriminale që drejton Policinë. Edhe zotit Bendo i bëjmë të njëjtën thirrje, se do të konsiderohet si një nga anëtarët e organizatës kriminale që drejton Policinë. Sokol Bizhga, krimineli me falë, që nxori në pritë Mehmetin, do të konsiderohet nga opozita si një nga nga drejtuesit e tjetër të organizatës kriminale që drejtojnë Policinë. Kanceri ka një rrugë, ndërhyrje radikale për të shpëtuar nga kanceri që quhet rilindje”, tha mes të tjerash Noka.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Militantët e Berishës molotovë drejt Kryeministrisë, policia i shpërndan me shpejtësi! Strategjia e drejtorit të ri, Hita s’lejon përshkallëzimin, 20 të shoqëruar











