Flamur Noka me shoferin dhunojnë
dhe kërcënojnë me armë votuesin

Flamur Noka me shoferin dhunojnë<br />dhe kërcënojnë me armë votuesin
Deputeti i PD-së dhe ish- ministri i Brendshëm Flamur Noka shoferi i tij si dhe një person i tretë dhunuan dhe kërcënuan këtë mëngjes Drejtorin e Tatimeve të Dibrës Dionis Imeri.
 
Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të diele, pranë shkollës së mesme të Maqellarës. Policia u njoftua nga një telefonate në lidhje me incidentin dhe në drejtim të zonës u nisën efektivë të policisë lokale.
 
Sipas kallëzimit të Imerit, personat janë prezantuar si efektivë të Policisë së Dibrës, duke kërkuar verifikimin e dokumentacionit të automjetit.
 
Ndërkaq drejtori i Tatimeve ka pohuar se ka njohur personat duke refuzuar që të jepte dokumentacionin e mjetit. Ndërkaq në këtë kohë personat kanë nxjerrë armët duke e kërcënuar.
 
Ai ka mundur të largohet ndërsa mjeti i deputetit Noka ka ndjekur mjetin e Imerit duke i prerë rrugën në një segment, por denoncuesi ka mundur të largohet. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në hyrje të fshatit Dobrovë policia ka vënë re mjetin Audi Q-7 me ngjyrë gri me targë AA 007 JF, me të cilin lëviznin autorët.
 
Blutë kërkuan mjetit të ndalonte, por drejtuesi kreu një manovër duke ecur mbrapsht dhe duke u përplasur me një nga shtyllat e ndriçimit duke e dëmtuar atë. Megjithëse punonjësit e policisë vazhdonin t’i bënin shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, ai përsëri nuk u bind por lëvizi me shpejtësi para në drejtim të qytetit Peshkopi duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të policisë.
 
Pas kësaj ngjarjeje policia arriti të ndalonte shtetasin me inicialet D. S, një prej personave të dyshuar që udhëtonte me mjetin Audi Q7, ndërsa sipas policisë po kërkohen edhe dy personat e tjerë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Njoftimi i policisë
“Më datë 11.09.2016 , rreth orës 02.00 jemi njoftuar nga Stacioni i Policisë Maqellarë se ishte paraqitur shtetasi D.I, i cili deklaronte se në afërsi të shkollës së mesme Maqellarë është goditur nga disa persona dhe konkretisht nga deputeti i Partisë Demokratike F.N, shoferi i tij dhe shtetasi D. S.

Gjithashtu shtetasi D.I, në kallëzimin paraprak të bërë me gojë ka deklaruar se gjatë ngjarjes deputeti F. N. dhe shoferi i tij kanë nxjerrë dhe armë zjarri të tipit pistoletë.

Nisur nga kallëzimi i bërë nga ky shtetas, menjëherë nga ana e shërbimeve të Komisariatit Policise Dibër u morën masat e nevojshme për dokumentimin e ngjarjes ku në drejtim të Maqellarës u dërguan disa forca policie.

Në hyrje të Dobrovës nga ana e shërbimeve të policisë është konstatuar automjeti tip Audi Q-7 me ngjyrë gri me targë AA 007 JF, mjet me të cilin sipas informacioneve dhe kallzimit të shtetasit D. I., udhëtonin autorët e ngjarjes së ndodhur .

Shërbimet e policisë të cilët lëviznin me dy mjete policie sapo konstatuan mjetin e mësipërm organizuan pikë kontrolli të shpejtë duke i bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit tip Audi.

Drejtuesi i mjetit nuk i’u bind urdhërave të punonjësve të policisë, por me shpejtësi lëvizi indietro dhe si pasojë u përplas në një nga shtyllat e ndriçimit duke e dëmtuar atë plotësisht .

Megjithëse punonjësit e policisë vazhdonin t’i bënin shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, ai përsëri nuk u bind por lëvizi me shpejtësi para në drejtim të qytetit Peshkopi duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të policisë .

Shtetasit të dëmtuar D. I. i është marrë kallzimi me shkrim ku ndër të tjera ka deklaruar se: Rreth orës 01.50 në vendin e quajtur para shkollës së mesme Maqellarë i ka prerë dhe bllokuar rrugën në mënyrë të befasishme një automjet tip Audi Q-7 me ngjyrë gri ku tek targat ka fiksuar vetëm numrat 007.

Nga automjeti i mësipërm kanë zbritur tre persona nga të cilët ka identifikuar deputetin e Partisë Demokratike F.N., shoferin e tij (të paidentifikuar me emër) dhe shtetasin D.S.

Sipas deklarimeve të të dëmtuarit, deputeti F.N dhe shoferi i tij kanë qenë të armatosur me Pistoleta. 

Ata i janë prezantuar të dëmtuarit shtetasit D. I. se jemi punonjës policie dhe do të kontrollojmë mjetin dhe personat.

I dëmtuari u është përgjigjur se unë ju njoh se kush jeni dhe ju nuk keni asnjë lidhje me policinë.

Pas këtij momenti deputeti F. N. e ka goditur me grushta shtetasin D. I. dhe po të njëjtin veprim e kanë bërë dhe shoferi i tij si dhe shtetasi D. S.

Më pas i dëmtuari është nisur për në banesën e tij në fshatin Dovolan, ku në hyrje të fshatit Herbel shtetasit e mësipërm po me të njëtin automjet kanë tentuar t’i bllokojnë përsëri rrugën por ai ka shfrytëzuar një hapësirë dhe është larguar me shpejtësi.

Në lidhje me këtë ngjarje nga ana jonë është bërë shoqërimi në ambientet e Komisariatit Policise Dibër i shtetasit D. S, ish punonjës policie dhe po punohet per dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Për të gjitha veprimet e kryera si dhe për rrethanat e ngjarjes së ndodhur është vënë në djeni Prokurori”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron