TIRANE - Ministria e Brendshme dhe Instituti për Demokarci dhe Ndërmjetësim kërkon rishikimin e projektligjit për mbikqyrjen parlamentare të Shërbimeve Informative të Sigurisë në vend. Nëpërmjet një kërkese zyrtare të mbërritur në Komisionin e Sigurisë, ministri Noka kërkon ngushtimin e kompetencave që duhet të ketë ky nënkomision hetimor që do të jetë nën drejtimin e opozitarëve.
“Të rishikohen pika f dhe h e nenit 14 të pr.ligjit, duke mos tejkaluar kompetencat e nënkomisionit (Të shqyrtojë programin vjetor të punës të Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë si dhe të shqyrtojë projekt-buxhetin kombëtar dhe projektligje të tjera mbi financimin e Shërbimeve Informative dhe të të Sigurisë”, thuhet në ndryshimet. Një tjetër propozim që pritet të ndezë debatet ka të bëjë me programin e punës së mbikëqyrjes së nënkomisionit.
Ndryshe nga drafti fillestar që detyron kryetarin t’i paraqesë nënkomisionit për shqyrtim programin e punës çdo vit, Ministria kërkon të shtojë një klauzolë për përjashtimin nga ky detyrim nëse ndodh diçka e paparashikuar. Ndërkohë që Instituti për Demokarci dhe Ndërmjetësim kërkon që ky nënkomision të shtojë në kompetencat e tij edhe aksesin në informacion dhe në dokumente origjinale. Një kompetencë tjetër që shikohet e arsyeshme nga ky institut është dhe e drejta që duhet të kenë anëtarët e këtij nënkomisioni për të urdhëruar për nisjen e hetimeve nga institucione të pavarura si KLSH, Avokati i Popullit etj.
Një tjetër rekomandim nga ky institut është rishikimi i marrëdhënieve të këtij nënkomisini me Presidentin e vendit, duke marrë parasysh këtu se Presidenti ka komeptenca në drejtimin e kontrollit të shërbimeve informative nëpëmrjet emërimeve dhe shkarkimeve të dy drejtuesve të dy shërbimeve më të mëdha në vend. Nisma u vlerësua dhe nga deputetët e opozitës. Deputeti socialist, Gazmir Bizhga, deklaroi se zhbllokimi i ligjit në fund të mandatit katër vjeçar, është tregues se mazhoranca i frikësohet humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit.
/Shqiptarja.com