Flamur Noka: Për Kukësin
Rilindja ishte një murtajë 

Flamur Noka: Për Kukësin<br />Rilindja ishte një murtajë 
Deputeti demokrat i qarkut të Kukësit, Flamur Noka ka reaguar mbas vizitës së sotme të kryeministrit Rama në Kukës, duke thënë se Rilindja për këtë qark ishte një murtajë.
 
Noka rendit disa çështje që sipas tij Rama nuk i përmendi në Kukës, pasi nuk ka çfarë përgjigje tu japë, teksa shtoi se kryeministri i urren kuksianët.
 
Reagimi i plotë i Flamur Nokës:
Sot kryeministri ishte në Kukës, por nuk e dëgjuam të fliste për asnjë moment për Kukësin!!!!! Nuk ju tha se kush i përzuri mbi 5000 kuksianë në këto katër vjet rrugëve të Europës??

Nuk ju tha pse nuk ka hapur asnjë vend pune që premtoi dikur. Nuk ju tha se pse jua ka përgjysmuar dhe ndihmën ekonomike familjeve në nevojë! Nuk ju tha pse ka shkatërruar shëndetësinë në Kukës e për një gjilpërë kuksianët duhet të vijnë në Tiranë?!

Nuk ju tha kush e ka dyfishuar varfërinë në këto katër vite! Të rinjve nuk ju tha se kush jua mbylli filialin e Universitetit Shtetëror dhe po u pamundëson shkollimin! Nuk ju tha pse i ka katandis arsimin në Kukës si në Mesjetë ku japin mësim në shkollë të mesme mësues me 8-vjeçare.

Nuk ju tha kuksianeve se pse i ka lënë pas dore dhe i ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë si qytetarë të dorës së dytë!

Nuk ju tha pse nuk e ka Kukësin në hartën e investimeve! Nuk ju tha kuksianëve se pse jua vrau shpresën e të jetuarit në atë vend.

Nuk mund t’ju thoshte asgjë të tillë se ai thjesht i urren. Shkoi sa të kërkojë ndonjë votë e pastaj kuksianet për të thjesht, nuk ekzistojnë. Ky 4-vjeçar vërtetoi se për Kukësin e Qarkun në përgjithësi Rilindja ishte "murtajë".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik