FOTO/ Flamur Noka pranon dështimin e protestës te Bashkia e Tiranës, mesazh strukturave i shqetësuar: Duhet më shumë angazhim
Flamur Noka dhe mesazhi drejtuar strukturave të PD
TIRANË- Protesta e sotme e opozitës para Bashkisë së Tiranës ishte një dështim me militantët gjithnjë e më të paktë në numër. Këtë fakt tashmë e pranon edhe vetë Flamur Noka, i cili menjëherë pas përfundimit të protestës i është drejtuar strukturave me një mesazh ku shfaqet i pakënaqur me pjesëmarrjen në protestë.
Shqiptarja.com ka siguruar mesazhin e Nokës drejtuar strukturave, i cili kërkon më shumë angazhim dhe pjesëmarrje në protesta prej tyre. Sekretari i Përgjithshëm i PD u kujton deputetëve dhe anëtarëve se pushimet kanë mbaruar dhe duhet të angazhohen në protesta. Noka thotë në mesazh se në protestat s’janë vetëm të anëtarëve dhe simpatizantëve, por fillimisht duhet të angazhohet Kryesia.
“Të dashur miq. Uroj që të keni kaluar mirë pushimet. Stina e vjeshtës për PD dhe opozitën do të kthehet në një stinë protestash dhe revolte, mosbindje civile ndaj narkoregjimit me qëllim krijimin e qeverise teknike si të vetmen rrugë për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira. Ky angazhim kërkon më së paku pjesëmarrjen e çdo anëtari/e të kryesisë, të grupit parlamentar, këshillit kombëtar dhe pastaj edhe të strukturave tjera të varësisë deri tek anëtarët dhe mbështetësit tanë në këtë aksion. Duhet të rifillojmë me angazhimin në protestat tek bashkia dhe Rruga e Shpresës. Protestat nuk janë detyre vetëm e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Jemi kryesi e PD dhe duhet të jemi në ballë të çdo aksioni, proteste, përballje dhe revolte. Faleminderit”, shkruhet në mesazhin e Flamur Nokës.
Në tubimin e 23-të të opozitës para Bashkisë së Tiranës, militantët e Sali Berishës Non Grata, ishin edhe më të pakët në numër. Report Tv solli edhe pamjet me dron, ku të pranishmit janë më pak se efektivët që janë vendosur në një kordon për të ruajtur sigurinë.
Në krye të militantëve, Belind Këlliçi, ndoqi edhe këtë javë shembullin e Berishës, ku pas sulmeve në protestën e kaluar drejtuar ndërkombëtarëve këtë herë sulmoi Altin Dumanin dhe SPAK.
Mesazhi i Flamur Nokës drejtuar strukturave të PD
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46