Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Mero Baze: Mosbindja civile e demokratëve ndaj Berishës

Sali Berisha

Për të kuptuar se sa i izoluar është vetë Berisha nga Partia Demokratike, shikoni dështimin e tij për të 23-n herë radhazi përballë Bashkisë së Tiranës. Sot ishin 9 vetë. Mund t'i numëroni lehtë në fotografi. Madje mund tu gjeni dhe emrat. 

Pas kësaj, Flamur Noka u ka dërguar mesazh drejtuesve të PD të vijnë dhe ata në protestë. Kështu mund të bëhen 20. Pastaj nëse mobilizojnë dhe familjarë të tyre mund të bëhen 30. 

Problemi është se këmbëngulja e Berishës për të mbajtur njerëzit paradite tek Bashkia dhe mbasdite tek rrugica poshtë penxheres së tij, është kthyer në çështje mercenarësh dhe jo në një çështje të PD. PD nuk e pranoi dot atë si metodë lufte as kundër Bashkisë as kundër qeverisë. 

Më qartë, PD e kuptoi se kjo është një tekë personale e Berishës nga e cila ata nuk përfitojnë asgjë. 

Dhe rezultati është i qartë. Këmbëngulja e Berishës nuk përkthehet as në pjesëmarrje as në rezistencë por më shumë në dëshpërim. 

Sa më shumë Berisha dhe rrethi i tij këmbëngulin për një protestë maratonë, aq më shumë rrisin dëshpërimin dhe braktisjen e protestës. 

Në kushte normale, ai mund ta shpallte të mbyllur protestën dhe ta maskonte këtë dështim. Por pikërisht këtë nuk bën dot. 

Nuk e bën dot, pasi Berisha nuk ka objektiv as protesta të mëdha, as përmbysje, as fitore në zgjedhje . Ai ka objektiv vetëm një teatër poshtë penxheres së tij dhe para Bashkisë së Tiranës që të duket se po bën opozitë për të justifikuar uzurpimin e PD prej tij. Pra ai do vetëm një teatër ku të duket se njerëzit po luftojnë për të. 

Tani, këta njerëz janë pakësuar në mënyrë ekstreme duke ngelur vetëm rrethi i rrogëtarve të tij. Si të të tillë, në vend të frymëzojnë, ata demoralizojnë dhe rrisin pesimizmin e opozitës pasi duken si ushtarë të një kauze të humbur. 

Nuk është puna se ata 9 vetë, do t'i bësh 30 apo 40. Puna është se me 23 protesta para bashkisë e 230 poshtë penxheres, Berisha ka arritur tu mbushë mendjen gjithë demokratëve, se ata duhet të dalin nga shtëpia vetëm për hallet e Berishës dhe para bashkisë, për luftra të brendshme në PS. 

Dhe kjo i bën ata më të dëshpëruar, më të çorganizuar dhe mbi të gjitha më pak të motivuar për kauza reale opozitare.  

Kështu gjithë retorika e Berishës për mosbindje civile ndaj qeverisë, praktikisht po rezulton mosbindje civile e opozitës ndaj Berishës. Kaq ka arritur deri tani. /TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë