Flamur Tartari: Ju rrëfej historinë
​ 86-vjeçare të mjekësisë shqiptare

 Flamur Tartari: Ju rrëfej historinë<br />​ 86-vjeçare të mjekësisë shqiptare
Një libër interesant është promovuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që ka për autor doktor Flamur Tartarin. Libri që titullohet “Dr. Osman Jonuzi dhe bashkëpunëtorët e tij” hedh dritë në historinë 86-vjeçare të mjekësisë shqiptare. 

Për të nxjerrë në dritë këtë histori, autori i studimit, dr. Flamur Tartari, ka kërkuar deri në arkivat e Vjenës, duke sjellë të plotë edhe imazhin e një personaliteti të madh që themeloi mjekësinë shqiptare Dr. Osman Jonuzin.

Doktor Tartari, pse e ke titulluar librin që i dedikohet mirëfilli historisë së mjekësisë shqiptare “Dr. Osman Jonuzi dhe bashkëpunëtorët e tij”?
-Shumica e mjekëve tanë kanë mbaruar shkollimin në Turqi deri në vitit 1920, domethënë para 1912-s, sepse Shqipëria ishte pjesëtare e Turqisë. Më vonë pas 1920-s Shqipëria u hap dhe filluan specializimet në Europë, në Francë, në Itali, në Austri dhe në Gjermani. 
Doktor Osman Jonuzi, mbasi krijoi studimet për gjinekologji, gjë që unë e kam paraqitur aty në libër, duke shtuar shënime edhe në një nga kopertina e librit, ku flitet për një operacion të madh që e ka bërë doktor Osmani që më 1926-n. E ka bërë në kushte mizerabël në atë kohë, pa oksigjen, por ka shpëtuar dhe njerëzit, kjo është kryesorja. Ka pasur dhe bashkëpunëtorët e tij. 
Është i pari..., që nuk e di njeri...unë e kam me fakte, që që ai ka bërë që më 18 qershor 1926, që Shqipëria të nënshkruajë Konventën në Paris, kur ishin në specializimin në klinikën më të madhe në spitalin Borken që ishim me profesor Foris, pra bëri që Shqipëria nëpërmjet kësaj kovente të hyjë në Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe këtë vit kemi 90-vjetorin e hyrjes në këtë konventë që nga koha kur u aprovua. Po çfarë përfitimi kishte. Unë këto i kam gjetur në Bibliotekën e Selisë së OKB-së në Gjenevë. Kam marrë edhe numrin e amzës së këtyre dokumenteve. I kam shkruar në libër ato të dhëna. Shqipëria përftoi në radhë të parë bursa studimi, përfitoi shumë oferta nga fondacionet e ndryshme, ku në radhë të parë është Fondacioni Rokfeler, ku një ndihmë të madhe ka dhënë miku i madh i Shqipërisë doktori i presidentit Willson, Rijon, për të cilin unë që unë kam shkruar një kapitull të veçantë për atë. Krahas doktor Osmanit ai organizoi shumë sisteme të mjekësisë e shëndetësisë shqiptare, më rëndësi është sepse nën influencën e tij praktikisht kemi 85 vjet që është bërë serumi i parë antitërbim në Shqipëri, nga Bilal Golemi, nga Bajram Memia dhe nga Bernard Andy. Unë nuk dua ta them këtë, por për fat të keq sot nuk kemi serume kundër tërbimit. 
Unë kam kënaqësinë që të paraqes diçka për bashkëpunëtorët e tij, duke filluar që nga Syrja Pojani, Sabri Tefiku, Ismail Tartari, Jani Basha, Bajram Memia, etj, për të cilët deri tani nuk kanë folur fare. Këta nuk i di historia. 

Interesante kjo histori e jetës së dr. Osman Jonuzit. Kjo histori që na sollët na duket e re, e panjohur, por edhe me shumë vlera. A ka punuar ndonjëherë doktor Osmani si mjek i Bllokut?
-Doktor Osmani vdiq në vitin 1966. 81 vjeç doli në pension, 87 vjeç vdiq. Asnjëherë nuk ka punuar se nuk e prisje nga ai. Madje dhe Osmani refuzoi të bëhej ministër në 1939-n, dhe në 1943-shin edhe kur edhe italianët dhe gjermanët e ftuan të bëhej ministër. Përkundrazi, ai në asnjë mënyrë nuk pranoi. Ai ishte patriot, ai ka mjekuar Shote Galicën, ka mjekuar dy heronjtë e popullit. Pavarësisht se mjeku është mjek dhe ka mjekuar edhe gjermanë e italianë. Ka mjekuar majorin anglez Nikolson në shtëpinë e Toptanëve. Spitali i Tiranës, i ndërtuar nga doktor Osmani ishte një ikonë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë, se ishte një nga spitalet në vitin 1932 më të mirët në Ballkan. 

Ju thatë mos më bëni pyetje politike, por nuk mund të rrimë pa e bërë një pyetje të tillë, se politika është pjesë e jetës sonë. Është vënë re një evokim i figurës së Zogut, por jo i personaliteteve që kanë dhënë kontribut në përparimin e vendit në atë kohë. Pse ndodh kjo?
-Kjo ndodh sepse historianët tanë kanë militantizëm partiak. Është gangrenë e shëndetësisë shqiptare, por kjo është edhe për fushat e tjera. Edhe Zogu ka të mirat dhe të këqijat, neve duhet t’i themi gjerat. Unë e kam shënuar këtë në bazë të dokumenteve, nuk e kam nxjerrë unë nga koka ime. Ka dokumente në arshivën e shtetit në bibliotekë dhe në arkivat e huaja, madje edhe dokumente në Gjenevë kam marrë.

Ka figura të tjera mjekësh të harruara?
Ka shumë. Për shembull, Bajram Emiri është themeluesi i bakteriologjisë shqiptare. Bajram Emiri bashkë me Bernard Andynë në vitin 1926 nëpërmjet doktor Osmanit hapën laboratorin bakteriologjik që prodhuan vaksinat. Kam fotografi aty në libër, e kam vënë dhe portretin e tij.

Bernand Andy një figure e panjohur për publikun, Sa ka qëndruar në Shqipëri?
-Ai ka punuar kur ishte nëndrejtori i parë. Ka punuar nga 1926 deri në 1930-n në Shqipëri; 4 vjet sa organizoi laboratorin. Pastaj sa për dijeni është në këtë libër se ai sa shkoi në Francë iku në Etiopi. Bernard Andy ishte mjek edhe kimist dhe bënte eksperimente me helmin e gjarpërinjve. E pickoi një gjarpër dhe vdiq më 1932 dhe në 30 prill 1992 qeveria franceze e dekoroi me Legjionin e Nderit. Këtu në Shqipëri ne vuajmë nga mungesa e këtyre gjërave. Për shembull nuk ka asnjë simbol për doktor Osman Jonuzin. Më 1920-n u themelua spitali i parë publik në kryeqytetin e ri, drejtor i të cilit u caktua Dr. Osman Jonuzi. Spitali prej 50 shtretërish ishte pranë Sahatit të Tiranës dhe organizohej në disa reparte: kirurgjia, Dr. Osman Jonuzi, Patologjia, Dr. Syrja Pojani dhe Dr. Ruzhdi Bobrati (kirurg dhe patolog). Më tej qendra u pasurua me shërbimin e mjekëve të specializuar rishtazi jashtë vendit si Dr. Sabri Tefiku dhe Janko Theodhosi (patholog), Dr. Ismail Tartari si Radiolog (themelues i radiologjisë shqipëtare) gjithashtu edhe mjekët e specialiteteve të ndryshme si Kristo Kristidhi, okulist, Besim Zyma, otorino-laringolog, Jorgo Jorgoni, pediatër, Vasil Laboviti kirurg ndihmës, etj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri