Flamuri i Kosovës me ngjyrat serbe
në eleminatoret e Europa League

Flamuri i Kosovës me ngjyrat serbe<br />në eleminatoret e Europa League
Gjatë një ndeshje për fazën eleminatore të Europa League të luajtur në  Serbi, mes Crvena Zvezda dhe Sparta Pragës, e cila ka mbaruar me rezultatin 2-0, ka ndodhur një provokim i shëmtuar ndaj Kosovës, pasi është shpalosur flamuri kosovar me ngjyrat e flamurit serb.
 
Gjithashtu gjatë ndeshjes nuk kanë munguar as koret raciste si “Kosova eshte Serbi”, “UEFA Mafia”, kore që janë dëgjuar shumë herë në ndeshjet që serbët zhvillojnë në Europë.
 
Por ajo që ka bërë më përshtypje se thirrjeve raciste iu bashkuan edhe çekët.
 
Tashmë pritet nëse UEFA do të ndëshkojë tifogrupet për këtë akt të shëmtuar, që sulmon pavarësinë e Kosovës në mënyrë të përsëritur.
 
flamuri kosovar me ngjyrat serbe

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari