Flamuri në çdo shtëpi, ja e
vërteta se kush e propozoi i pari

Flamuri në çdo shtëpi, ja e <br />vërteta se kush e propozoi i pari
TIRANE - Po zhvillohet një garë deklaratash mes selisë së qeverisë, selisë së PS por edhe partive politike se kush ishte i pari person, apo e para forcë politike që propozoi vendosjen e një flamuri në çdo ballkon shtëpie për kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Në fakt media e ka ndjekur që prej kohësh axhendën e partive politike dhe qeverisë për idenë e flamurit.

Kryeministri Berisha, deklaroi dje në 30 tetor, se e përgëzon Edi Ramën që iu bashkua militantëve të partisë së tij në Vlorë për një flamur në çdo derë. Ja çfarë deklaroi kryeministri dje: “Sot po, do ta përgëzoj (Edi Ramën). Sepse u bashkua me nismën e militantëve të mi në Vlorë të ngremë një flamur. Kjo qëndron dhe unë bashkohem me nismën e demokratëve të Vlorës, të zotit Rama dhe të gjithë shqiptarëve që nëntorin ta shndërrojmë në muajin e Flamurit. Të nxjerrim një flamur në dritaret tona. Kemi një flamur më të bukurit se cdo vend tjetër, dekoron dhe zbukuron çdo qoshe, çdo detaj, çdo pemë dhe kudo që ndodhet” tha dje kryeministri Berisha.

Në fakt, Endri Fuga, drejtor komunikimi pranë kreut të PS, ka bërë një vëzhgim duke sjellë në kujtesë edhe një shkrim të botuar në shqiptarja.com, në 18 janarin e këtij viti, pas idesë së dhënë nga Edi Rama në kongresin e Re:FRESSH në 15 janar 2012. Ja çfarë shkruan Fuga: “Prej disa ditësh, në media ka plasur një debat se e kujt ishte ideja për të vendosur në dritare apo ballkon flamurin shqiptar, në këtë përvjetor të Pavarësisë. Në fakt, se e kujt ishte ideja, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, për aq kohë sa flamujt vendosen, por për të mos e kthyer këtë në një garë absurde ku vendi i dytë dhe i tretë zihen se kush doli i pari, doja të ndaja me ju fjalen e Edi Rama në kongresin e FRESSH në 15 Janar dhe më pas një shkrim të Shqiptarja.com mbi po këtë temë” shkruan Fuga.

Në fakt, shqiptarja.com, në 18 janar 2012, ka botuar jo vetëm fjalën e Ramës, por ka botuar edhe foton ku në ballkonin e shtëpisë së tij, ishte vendosur flamuri shqiptar, pas thirrjes që në çdo shtëpi të ngrihej flamuri.
Por edhe kjo nuk ishte një ide e re, sepse më 26 nëntor 2011 Kreshnik Spahiu në përgatitje të festimeve të përvjetorit të 99-të të Pavarësisë propozoi: “ Ftoj shqiptarët, kudo ku janë, që të injorojnë flamujt e partive politike dhe të respektojnë flamurin kombëtar, duke vendosur nga një flamur në cdo dritare”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë