Ylli Pata: Flamuri në zyrën e Oliverit, pasqyra e munguar e opozitës shqiptare

Ylli Pata: Flamuri në zyrën e Oliverit, pasqyra e munguar e opozitës shqiptare

Takimi i Ramës me Varhelyin në Bruksel

Në takimin që Edi Rama zhvilloi në Bruksel me Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, Oliver Várhelyi, ra në sy një artefakt që zyrtari europian mbante në ballë të zyrës së tij.

I vendosur në kornizë, ishte një flamur kombëtar hungarez i grisur në qendër të tij. Ai artefakt nuk ka lidhje natyrisht me juristin e njohur nga Budapesti që sot përfaqëson vendin e tij në qeverinë e Bashkimit Europian. Várhelyi është 51 vjeç, ndërsa ai flamur i vendosur në krye të vendit ka një histori gati 70 vjeçare.

Përkatësisht në vitin 1954, kur ndodhi revolucioni i parë antikomunist në pjesën e Perandorisë Komuniste. Hungarezët, natyrisht jo të gjithë, por një pjesë e madhe e tyre, dolën në protesta, shumë rrëmbyen armët e luftuan kundër sovjetikëve, e simboli i tyre ishte flamuri i grisur në mes, pasi ishte hequr ylli. Vite më pas, më shumë se 35 vjet më pas, ai u bë symbol i të gjithë vendeve të Europës Lindore, që e grisën qendrën e flamurit, si një identitet politik.

Në Shqipëri ka ndodhur ekzaktësisht e njëjta gjë sin ë Hungari, pikërisht 70 vjet më parë. Ka pasur disa grupime, disa të rinj, që me koshiencë të plotë ose jo, dolën hapu rose fshehurazi kundër Perandorisë Sovjetike, me të cilën Shqipëria e Enver Hoxhës lidhi besën pas Luftës së Dytë Botërore.

Tre të rinj shkodranë, të cilët studionin pranë Liceut Artistik në Tiranë; përkatësisht Nikolin Pavaci, 19 vjeç, Karlo Çefa, 18 vjeç dhe Ndrekë Bazhdari, pa i mbushur 17 vjeç; ishin të parët që krijuan një formë besëlidhjeje të quajtur “Breznitë Kastriote” dhe iu përveshën punës, kuptohet në mënyrë të fshehtë, që të sensibilizonin opinion publik. Traktet u shpërndanë në Shkodër e Tiranë, deri sa ata u arrestuan dhe u dënuan me burgim.

Flamuri pa yll, ka shoqëruar gjatë e disa herë revoltat antikomuniste në Shqipëri, që nga ato të burgjeve famëkeqe të Qafë Barit, Spaçit, Burrelit etj. Sot ne kemi mjaft prej dëshmitarëve të atyre ngjarjeve, por që po rrallohen përditë sepse vitet ikin. Kemi edhe personazhe publike si avokat Ngjela apo Fatos Lubonja, të cilët janë dëshmia e gjallë e vuajtjes njerëzore të dhunës shtetërore.

Megjithatë, Shqipëria post komuniste nuk e bëri asnjëherë të tijën atë simbol që komisioneri i BE-së, shfaqi në zyrën e tij, që është realisht edhe logoja politike e FIDEZ-it të tij që e drejton në mënyrë të suksesshëm një politikan që nuk e mund kush si Viktor Orban.

FIDEZ është koalicioni i parë hungarez i partive antikomuniste që fituan zgjedhjet pas rrëzimit të sistemit njëpartiak në vitin 1989. Tetë vite pas fitores së parë, FIDEZ u shkri si një dialektikë normale, duke i lënë vend fitores së socialistëve hungarezë, të cilët ishin në një farë mënyrë bashkëaksionerë në ndryshimet demokratike të vendit.

Por më pas FIDEZ u rikthhye, duke ndryshuar mjaft profilin e saj. Sot kjo aleancë politike nuk është më një grupim i djathtë properëndimor dhe liberal. Por një aleancë ultrakonservatore, anti-liberale dhe nuk është fare pro perëndimore. Viktor Orban është lideri perëndimor që ka më shumë miqësi me Vladimir Putinin, Xi jinping, apo dhe Rexhep Tajip Erdogan.

Megjithatë, simboli bazë i FIDEZ është ai flamuri i grisur që Oliver Várhelyi e ka në zyrat e Europës politike. Baza e partive të djathta të Europës Lindore është përfaqësimi i rezistencës, ideologjisë, përpjekjes dhe filozofisë anti-diktaturë.

 

Natyrisht nuk kanë qenë të gjithë disidentë si Vaclav Haveli i Çekosllavakisë së dikurshme, që është një nga liderët më të mëdhenj antikomunistë në Euroë, apo luftëtar i paepur si polaku Leh Valesa. Por të gjtihë liderët që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë atë pjesë të politikës e kanë bërë këtë me respektin më të madh.

Po tek ne? Nuk është çështja se lideri historik i antokomunistëve ishte një mik shtëpie i Enver Hoxhës, me të cilin ka një koleksion fotosh impresionant, apo avatari i tij i ngjan si dy pika uji diktatorit komunist shqiptar.

Por sepse ajo “gjëja” që lindi më 11 apo 12 dhjetor 1990(data është mëse e lëvizshme), nuk ka përfaqësuar asnëherë atë flamurin shqiptar pa yllin mbi shqiponjë.

Edhe tre antikomunistët e rinj që 70 vjet më parë u solidarizuan me revolucionin hungarez, u zbuan nga Partia Demokratike.

Gjashtë vjet pas rrëzimit të komunizmit, treshja e famshme Nikolin Pavaci, Karlo Cefa, dhe Ndrekë Bazhdari u bënë bashkë me një lëvizje të re politike në Shkodër që rrëzuan Sali Berishën dhe PD-në. E bija e Ndrekë Bazhdarit, Keti, një industrialiste e njohur në Shkodër, kandidoi për socialistët në vitin 2015 si kryetare e bashkisë në Shkodër. E ishte ajo betejë e Ketit që solli më pas ndryshimin që ndodhi sot me Benet Becin.

E kur sot bërtasin në PD, në mjediset e opozitës, apo edhe në panelet e darkës për modelin e të djathtës shqiptare, askush nuk thotë që për modelin që tregoi sot një djathtist hungarez në takimin me Edi Ramën. E megjithatë askush nuk skandalizohet me albumin e pasur të fotove me Enver Hoxhën të Sali Berishës.

“Ashtu ishte koha”, thuhet. Ndoshta, po ata që e grisën yllin 70 vjet më parë si hungerazët, përse u zbuan nga partia? Shikojeni si sillen me Gjergji Hanin, garuesin për kryetar të PD-së. i cili është i vetmi politikan i atij niveli që ka qenë në burg gjatë diktaturës komuniste. E telendisin Gjergjin e justifikojnë Doktorin që i shkon buza vesh më vesh me Enver Hoxhën…

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 28/06/2023 08:04

    Simbolet jane shume te rendesishme per perfaqesimin e nje populli.Perpara se ne te bejme te plote perfaqesimin e flamurit pa yll,duhet te biem dakort midis nesh.Politika jone eshte thjesht percarese.Ajo nuk mendon se cfar i jep popullit por cfar do te fitoj vete,edhe sikur vendi te gremiset.Kemi mbi nje shekull shtet me vete por cdo dite bejme histori te ndryshme.Per te ngritur ne piedestal antishqiptar e ulur ata qe kane kontribuar per kete Shqiperi qe kemi.Mjaft tu kujtoj luften qe behet per diten e clirimit nga fashizmi apo deshmoret qe vendosen jeten e tyre per kete vend.

    Përgjigju
  • Tefiku: 28/06/2023 07:55

    Nuk ishte ylli qe hoqen por draprin dhe cekan ii cili shte simbol i Bashkimiit Sovjetik. Me iete xhest ata treguan shkeputjen nga kampi sovjetik. Vetem ti nuk duhet ta kishe neveri per yllin o yyyylli. Thuaji te vertetat sic jan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë