Flamuri që rrezikoi të fusë
në konflikt shqiptarët e serbët

Flamuri që rrezikoi të fusë<br />në konflikt shqiptarët e serbët
TIRANE - Përgatitjet për vizitën zyrtare të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, rrezikuan të mos rezultonin të suksesshme për shkak të një episodi të ndodhur në Pallatin e Brigadave. Paraditen e djeshme kur kishin ngelur edhe 15 minuta nga pritja zyrtare që kryeministri Rama do t’i bënte homologut të tij Vuçiç, flamuri serb që valëvitej krah atij shqiptar në ballkonin e Pallatit të Brigadave ishte mbledhur rreth vetes duke “fshehur” simbolet e tyre kombëtare.

Episodi i cili u vu re fillimisht nga gazetarët e pranishëm në oborrin e pallatit të Brogadave, detyroi menjëherë përfaqsuesit e protokollit të lëën të “lirë” flamurin serb duke shmangur një debat të fortë i cili me gjas do të përdorej nga mediat serbe. Dy ditë më parë kryeministri Rama në një intervistë të dhënë për një media serbe, shprehu gadishmërinë e tij për të pritur homologun Vuçiç sipas të gjithë protokollit shtetëror, madje duke ngritur dhe nderuar krahas flamurit shqiptar edhe atë serb.

Përgatitjet për takimin e djeshëm kanë qenë të mirë menduara nga pala shqiptara, e cila ashtu siç kishte premtuar në bazë të marrëveshjes së reciprocitetit e mikpriti kreun e qeverisë serbe në të njëjtën mënyrë që kryeministri Rama u prit në 10 nëntor në Beograd. Megjithatë mediat serbe kanë shkruar dje për një tjetër provokim të kryeministrit Rama, duke ju referuar gravatës së tij të kuqe e cila sipas tyre simbolizon dominim dhe forcë ndaj “kundërshtarit”.

Ndërkohë që pala shqiptare ishte kujdesur që detajet e simboleve kombëtare të shfaqeshin në çdo element të ceremonisë pritëse të Vuçiç. Kryeministri Edi Rama që në fillim të konfencës së tij të përbashkët me homolun serb, shpjegoi arsyet për të cilat zgjodhi që pritjen ta bëj në Pallatin e Brigadave. Sipas kryeministrit Rama, punimet që po kryhen në hollin kryesor të kryeministrisë kanë bërë që pritja e Vuçiç të bëhet në Pallatin e Brigadave.

Por kjo pritje ka rezervuar edhe disa surpriza “të këndshme” për kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç të cilit i është shërbyer ujë në gota të cilat kanë pasur të stampuar simbolin kombëtar shqiptar me shqiponjën dy krenare. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ushqimin, ku edhe pjatat e drekës së shtruar në nder të kryeministrit serb kanë pasur të stampuar flamurin shqiptar.

Por punonjës të Pallatit të Brigadave kanë sqaruar se dekori në gotat dhe pjatat e përdorura për vizitat e kryeministrit serb, janë pjesë e setit të servirjes në pallat dhe nuk janë sjellë enkas për këtë vizitë. Megjithatë ajo që bëri përshtypje gjatë konferencës së djeshme për shtyp që të dy kryeministrat zhvilluan, ishte fakti që kreu i qeverisë serbe nuk konsumoi në ansnjë moment ujë. Ndërkohë që darka e programuar të zhvillohej në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme, është anulluar gjatë pasdites së djeshme me dakordësinë e palëve. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë