Flamuri shqiptar është valvitur sot në sytë e mijërave tifozëve, në stadiumin 'Friends Arena' të Suedisë. Tifozët shqiptar dhuruan momentin emocionues në mbështetje të skuadrës së Kosovës e cila kishte përballjen në fushën e gjelbër me skandinavët.
Por, Kosova pësoi sot disfatën e dytë radhazi në eliminatoret e Botërorit. Suedia e mposhti 3-0 në Stokholm, duke mos iu dhënë më asnjë shans dardanëve për tu kualifikuar në botëror. Kosova është e parafundit në renditje, me vetëm 4 pikë.