TIRANE- Greqia kërkon ndjesë për incidentin e ndodhur dje në konferencën e përbashkët për shtyp, në Athinë, mes dy ministrave të Jashtëm kur kamerat e TV dhe siti zyrtar i MPJ-së greke fokusuan njërin prej flamurëve shqiptarë me kokë poshtë. Konferenca u zhvillua dje

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp ministria e Jashtme e Shqipërisë informon për një telefonatë që shefi i diplomacisë greke, Avramopulos I ka bërë ministrit tonë Panariti për t'i kërkuar ndjesë për incidentin dhe për të siguruar për suksesin e vizitës dhe ndikimin pozivit të saj dje në Athinë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë z Avramopulos i telefonon ministrit Panariti për t’i kërkuar ndjesë për incidentin e pakëndshëm protokollar me flamurin. Shpreh keqardhjen, dhe siguron ministrin Panariti se ngjarja nuk do të errësoje rezultatet e sukseshme të kësaj vizite”- thuhet në njoftimin e shpërndarë sot në mëngjes nga zyra e shtypti e ministrisë sonë të Jashtme.

Kjo zyrë citon ministrin grek Avramopulos t'i ketë thënë në lidhjen telefonike homologut shqiptar Panariti se “Incidenti i djeshëm nuk i cënon marrëdhëniet tona” dhe ka kërkuar që biseda telefonike të bëhet publike. Informohet se po sot Ambasada greke në Tiranë, do të paraqesë pranë ministrisë së Jashtme, ndjesën publike.

HEQJA E FOTOS
Ministria e jashtme greke, vonë rreth orës 24.00, (me orën e Athinës), e hoqi foton e konferencës së shtypit mes ministrave të jashtëm, Avramopoulos dhe Panariti. Në vend të fotos me flamurin përmbys, u vu një foto ku dy ministrat ishin ulur në kolltuk dhe me flamujt në rregull.

CESHTJA CAME

Ndërkaq, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Athinë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Gregoris Delavekuras komentoi edhe qëndrimet e ministrit të jashtëm shqiptar Edmond Panariti për çështjen çame. Sipas tij kërkesa për çështjen çame “ka marrë përgjigje të menjëhershme nga ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos”. Sipas tij, gjatë bisedimeve mes dy ministrave, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti, përmendi shkurtimisht pasuritë e çamëve dhe shqiptarëve në Greqi dhe për këtë mori përgjigje se Greqia është shtet i ligjit dhe kushdo që ka pretendime për pronat, duhet të pëballet me drejtësinë greke".
(sg/shqiptarja.com)