Flamuri turk, 'lecka turke', dhe një ish-ministër shqiptar

Flamuri turk, 'lecka turke', dhe një ish-ministër shqiptar

Ditët e fundit bëri bujë nëpër portale një njoftim i Policisë së Shtetit se ka proceduar penalisht një qytetar shqiptar që hoqi nga kulla e vrojtimit në plazh një flamur të shtetit Turk. Personi në fjalë, jo vetëm që e kishte hequr, por në mënyrë demonstrative e kishte hedhur në det në formë përçmimi.

Këto pamje u shpëndanë nëpër rrjetet sociale dhe publiciteti bëri që edhe policia të reagojë. Në fakt, nëse ngjarja do kishte ndodhur në anonimitet, pra pa u bërë publike, domosdo nuk do kishte asnjë procedim sepse nuk do të merrej vesh. Sa kohë që ngjarja mori dhenë, natyrisht do të kishte edhe një qëndrim institucional nga Policia.

Që të jemi të qartë, procedimi nuk ka ardhur sepse ai qytetari hoqi flamurin turk. Nuk i di rrethanat pse ai flamur ndodhej aty, por veprimi i dënueshëm i qytetarit ishte sepse ai e hodhi flamurin e shtetit mik Turk, në det. Ky është në fakt veprimi që nxit edhe urrejtjen.

Pati shumë individë që nëpër rrjetet sociale komentonin pozitivisht rreth veprimit të dënueshëm të personit në fjalë. I kuptoj shumë mirë këta anonimët që përdorin tastierën për të shfrytë frustrimet e tyre nacionaliste nëpër rrjetet sociale. Por shqetësohem kur pjesë e këtij kori që e miraton atë veprim, bëhen edhe njerëz që hiqen si të ditur, që kanë një formim juridik, që kanë qenë deri edhe ministër Drejtësie dhe që për inat të Ramës, janë gati t’i bëhen aleat çdo të marri që do të ndërhyjë në marrëdhëniet diplomatike me vendet tona mike.

Çdo shtet i ka të shenjta simbolet e veta kombëtare, e midis tyre edhe flamurin. Çdo cenim i tij nga vendet e tjera përbën shkak që shtetit që është ndjerë i fyer të reagojë. Por së pari duhet të reagojë shteti ku është kryer veprimi i dënueshëm. Nëse ky i fundit nuk e bën, çdo pasivitet në këtë drejtim do përkthehej nga pala tjetër si dakordësi me veprimin e atij qytetarit të papërgjegjshëm duke përcjellë kësisoj ndjenjën e armiqësisë.

Po le të kthehemi tek ish-ministri që reagoi kundër procedimit të personit që hodhi flamurin në det, duke dhënë një justifikim të pabesueshëm: “E kam sqaruar edhe më parë këtë çështjen e flamujve të huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë. Edhe në këtë rast flamuri i një shteti të huaj i vendosur në koliben e rojës së plazhit, në një hapësirë publike shqiptare është jo protokollar.”

Tani, në këndvështrimin e asaj që justifikon ish-ministri shqiptar, po imagjinoja këtë bisedë midis ministrit tonë të Brendshëm dhe homologut turk, apo ministrave të Jashtëm, nuk ka shumë rëndësi.

Ministri turk: Zoti ministër, në vendin tuaj një flamur i vendit tim është hedhur në det në mënyrë demonstrative dhe shteti juaj nuk ka reaguar. Ta kuptojmë këtë si një mbështetje të qeverisë tuaj ndaj këtij veprimi?

Ministri shqiptar: Po ça thua o babaxhan, pse e merr kaq seriozisht! Po ai nuk ishte ndonjë flamur protokollar i vendosur në institucionet shtetërore. Një copë leckë e kuqe me një gjysmë hëne e një yll ishte. Mos e vrit mendjen për lecka pa asnjë vlerë, që i përdorim rëndom nëpër kolibe plazhi për të sinjalizuar forcën e detit.

Ministri turk: Zoti ministër, a i dëgjoni me veshë ato që po më thoni mua me gojë, apo truri juaj punon në mënyrë të çrregullt dhe nuk i arsyeton ato që thotë?

Ministri shqiptar: O babaxhan. Jam kaq i kthjellët me këto që po them saqë kam aleat në këto mendime edhe një ish-ministër Drejtësie që është i kolauduar shumë mirë me ligjet dhe e di se çfarë është flamuri zyrtar turk dhe çfarë është flamuri turk leckë pa vlerë.

Ministri turk: E po mirë, meqë keni këtë mendim të dakordësuar me juristë të sprovuar, edhe ne në kushtet e reciprocitetit do të angazhojmë nja 100 shtetas turq që të marrin atë leckën e kuqe me një zog në mes dhe disa ta djegin, disa ta grisin, disa ta pështyjnë e ta shkelin, disa ta përdorin për të mbledhur mbeturinat e kështu më radhë, duke i pasqyruar këto veprime në Facebook e Tik-Tok. Fundja edhe ju do të jeni dakord, se ai nuk është flamur juaj zyrtar, por një copë leckë pa asnjë vlerë.

Ministri shqiptar: Në këtë rast nuk të them dot dakord, pa marrë më parë mendimin e ish-ministrit tonë të Drejtësisë, sepse kur vjen puna tek flamur shqiptar, ai nuk duron dot, na thyen në mes, ty dhe mua bashkë...

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ●□■♤: 15/08/2022 21:12

    Kete djalin qe hoqi flamurin Turk zoti e rujt,edhe Mirditoret para disa vitesh qe prishen flamurin turk te derdhun me beton ne termocentral Rreshen zoti I rujt.Zoti gazetar je shum gabim nuk pajtohem me ty ti ke mendim personal por jo te shumices,ne ven qe te thuash qe politikanet tane majtas dhe djathtas knej thojn jena me Ameriken e knej merren me Erdoganin(diktator qe nuk e dojn as shtetasit e vet qe ka vra tan kundershtaret e vet)kjo do ishte tema per ty me hjedh ne diskutim.Flamuri turk e ka venin ne Turqi,ketu i thone Shqipni ashte veni I shqiponjave dhe kena flamurin tone ma te bukurin ne bote.Perse ne duhet ti servilosena dhe te bahena sahanlepiresat e Turqise?kur do vijn dita qe te mbrojm shtetasit tane kur do vijn dita qe te ndjehena zot shpie ne venin tone?Me thuj nje ven ne bote qe I thone pushtuesit popull vlla?

    Përgjigju
    • Perla shqiptare: 16/08/2022 09:37

      @namytillumi. Ke zgjedh emrin e duhur. Ti nuk di as shumicè as pakicè. Ti di vetèm baticèn e trunit tat. Injorant, the pèr personin nè fjalè? Tè vetèquhesh LLUM dhe tè odendosh tè tjerèt pèr mungesè dijesh, sikur nuk shkon, O LLUM.

    • namytillumi: 16/08/2022 09:09

      Mendimi shumices? Une them shumica jane kunder veprimit te atij injorantit. Ma kundershto...

    • popopo: 16/08/2022 09:07

      Ti s'paske probleme fare, vetem flamuri turk te paska shqetesuar, lum si ti. Tani besoj e ndjen veten te arrire ne jete..

  • Gjergj: 15/08/2022 18:45

    More "profesor" i padiplomuar i tè drejtès sè leckave. Nè vend qè tè kèrkosh rregull nè hapèsirat publike tè kètij shtetit tonè tè bèrè LECKÈ nga RRUMPALLA, filozofon pèr ndèrhyrjen qè u dashka bèrè nga organet e rendit sepse GÈRR VÈRR kètu, GÈRR VÈRR atje. Inferioritetin personal, mbaje pèr vete more zotèri dhe vazhdo me tè sojit tènd filozofimin e tè drejtès ndèrkombètare. Njè LECKÈ, siç thua zotrote vetè, e njè shteti tjetèr, nuk ka pse valèvitet mbi kokat e shqiptarève, nè plazh shqiptar. Mè tepèr se akt vandalizmi, unè shoh tek bashkèkombasi i proceduar njè qytetar me sensibilizimin e duhur. E hoqi LECKÈN? RESPEKT. Kètè tè fundit, respektin, nuk e ndjej pèr ata qè nuk duan vetveten dhe kombin qè i pèrkasin, me simbolet e tij. E sa pèr anonimitet nè çèshtje tè tilla, jini gabim gjithè ditèn. Nuk janè tè gjithè shqiptarèt dylberè, qè pranojnè çdo leckè mbi kokat e tyre. Ata qè shprehen, kanè ndjeshmèri pèr çdo gur tè atij vèndi tè cfilitur nga hajdutèt dhe inferiorèt e lindur.

    Përgjigju
  • Tirona: 15/08/2022 18:24

    Moa e rruj trrapin o të falt zoti se skan ça me tbo. Do zoti ndërgjegjësohen ene tjerët mas teje se jemi bo si popull pa identitet. Te monumenti te Liqeni artificial në Tiron ky palla vuni patrrull policie se mërziteshin turqit. Ptuu ja u qr atyne ene ktyne politikanve tanë që sdin ku jan shit

    Përgjigju
  • mirdita: 15/08/2022 17:52

    Shum mir ja ka bo , clidhje ka flamuri turk ne kullen e rojes ???!! ai duhet ta kishte djeg fare jo ta hidhte ne uje . Procedohet per flamurin , po ballist morinen qe e arrestun per hesap te serbit pse nuk e mbrojten . Pse nuk del busti i skenderbeut kur ai sulltani vjen ne tirane ???!! Ti nuk kishe argumenta per ta mbrojt dhe sajoje ket historine me ministra se skishe ca thoje .

    Përgjigju
    • mirbytha: 16/08/2022 09:08

      Njerezit do vendosin ca flamuri t'i doje k... dhe s'do te pyesin ty..

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shtyn zbatimin e fashës 800 kWh për çmimin e energjisë, mendoni se është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

Kërcënoi nxënësit në shkollën në Greqi, 42-vjeçarja shqiptare: Më tallën mua dhe djalin tim

Kërcënoi nxënësit në shkollën në Greqi, 42-vjeçarja shqiptare: Më tallën mua dhe djalin tim