Ndreu kërkon që prokuroria të pushojë menjëherë çështjen penale ndaj burrave që morën pjesë në shkatërrimin e atij mozaiku në një toke që nuk i përket.Sipas deputetit flamuri turk ishte një provokacion i shëmtuar i një firme investuese turke që nuk ka tagër të ndërtoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndërtimi për atë mozaik.
Reagimi i plotë:
Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal për mozaikun e flamurit turk në Qaf Mollë Mirditë, po për disa djem e burra që me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke.
Ai flamur ishte nje provokacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik. Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te, Ndertimit pa Leje. e duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare ! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu!
Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere ceshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket! Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal!
Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj!
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com











